Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër Platforma kryesore që bashkon dy sektorët drejt një të ardhme të qëndrueshme
Pallati i Kongreseve në Tiranë mirëpret edicionin e tretë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër. I planifikuar për data 20-21 Nëntor 2024, ky event premton të jetë një moment kyç për publikun e gjerë dhe profesionistët e sektorëve të energjisë dhe ndërtimit, duke theksuar praktikat e qëndrueshme, përparimet teknologjike në drejtim të prodhimit të energjisë dhe risive në ndërtim dhe ekonominë e gjelbër e qarkulluese.
Organizuar nga Iceberg Exhibitions, panairi i këtij viti synon të tejkalojë edicionet e mëparshme duke ofruar një platformë të zgjeruar për dialog, rrjetëzim dhe prezantimin e zhvillimeve më të fundit në këto industri kyçe. Objektivi i panairit është i qartë: të nxisë një mjedis bashkëpunues ku mund të shkëmbehen ide dhe të eksplorohen mundësi të reja për një të ardhme të qëndrueshme.
Pse të Merrni Pjesë?
Sektori i energjisë në Shqipëri ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit, e theksuar nga lançimi i tregut ditor të energjisë elektrike dhe synimi ambicioz i vendit për t’u bërë një eksportues neto plotësisht i pavarur deri në vitin 2023.
Këto përparime, të kombinuara me një ligj të rishikuar për burimet e rinovueshme dhe investime të konsiderueshme në projektet e energjisë së rinovueshme, theksojnë rolin jetik të energjisë dhe ndërtimit në transformimin e Shqipërisë drejt qëndrueshmërisë.
Pikat Kyçe
Diskutime mbi Çështje të Rëndësishme: Panairi do të trajtojë tema thelbësore si energjia e rinovueshme, efiçienca e energjisë në të gjitha sektorët, efiçienca e ndërtimit, ndikimi mjedisor dhe ekonomia qarkulluese. Këto diskutime synojnë të nxisin kuptimin dhe veprimin mbi këto çështje urgjente.
Ndërveprim dhe Rrjetëzim: Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen me prodhues dhe furnizues të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve inovative. Ky ndërveprim është thelbësor për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive.
Promovimi i Qëndrueshmërisë: Eventi do të theksojë rëndësinë e praktikave të qëndrueshme në sektorët e energjisë dhe ndërtimit, duke synuar të nxisë rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Forumi i Energjisë në Tiranë 2024: Aktiviteti kryesor i panairit, forumi që do të organizohet ditën e parë të panairit më 20 Nëntor, do të ketë mbi 30 folës të rëndësishëm për sektorët dhe më shumë se 500 pjesëmarrës.
Pse nuk duhet të mungoni në këtë panair qoftë si ekspozues apo si visitor?
Ekspozuesit në panair do të kenë akses në një gamë të gjerë përfitimesh, përfshirë:
- Ky është panairi i vetëm sektorial që organizohet në Shqipëri dhe rajon, kaq specific dhe i dedikuar për energjinë dhe ndërtimin me kryefjalë, ekonominë e gjelbër.
- Mundësi rrjetëzimi dhe takime B2B.
- Mundësi biznesi për investitorë të rinj në Shqipëri dhe rajon.
- Informacion mbi burimet e rinovueshme dhe format efiçente të energjisë.
- Prezantimi i teknologjive dhe shërbimeve më të fundit.
- Promovimi i bashkëpunimit midis aktorëve kryesorë në energji, mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin efiçent.
- Nxitja e partneriteteve midis aktorëve publikë dhe privatë.
Profili i Ekspozuesve dhe Vizitorëve
Panairi ka tërhequr një grup të larmishëm ekspozuesish nga sektorë të ndryshëm, përfshirë prodhues të energjisë, ofrues të teknologjisë, kompani ndërtimi dhe të tjerë. Edhe pak stenda kane mbetur të lira për tu rezervuar menjëherë.
Kategoria e vizitorëve përfshin sipërmarrës, menaxherë biznesesh, operatorë energjetikë, zhvillues, investitorë dhe zyrtarë qeveritarë, të gjithë të interesuar për të investuar dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre në fushën e efiçencës energjetike dhe praktikave të qëndrueshme.
Partnerët mbështetës të panairit janë:
Vega Group dhe Vega Charging, Intesa SanPaolo Bank, Global Power, MEPS, Procredit Bank dhe kompanitë amerikane të specializuara për sistemet kundër zjarrit Victaulic dhe PAM Building.
Mundësi për të mos u humbur
Mos humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e një eventi transformues që do të ndikojë të ardhmen e energjisë dhe ndërtimit në Shqipëri dhe më gjerë. Për më shumë informacion dhe për të siguruar pjesëmarrjen tuaj, na kontaktoni në:
Email: [email protected]
Telefon: +355 69 40 63 909