Duke filluar nga 1 tetori, fermerët mund të aplikojnë për të marrë si mbështetje 50% të vlerës së investimit. Kjo në kuadër të Skemës Kombëtare e Investimeve me një vlerë 5 milionë euro, që ka hyrë tashmë në fuqi dhe parashikon të ndihmojë investimet që do të bëhen në sera, stalla, në makineri bujqësore dhe peshkim.
Teksa blegtoria po shuhet me numra që arrijnë deri në 35 mijë më pak në një vit, skema përfshin për herë të parë dhe mbështetje për mbarështimin. Gjysma e investimit në stalla për mbarështimin e kafshëve dhe rritje të stabilimenteve do të mbulohet nga shteti, por nuk do të jepen më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Ata të cilët do të përfitojnë duhet të kenë mbi 10 lopë, mbi 100 krerë të imta e apo edhe mbi 10 mijë shpendë.
Jo më shumë se 5 milionë lekë në formë granti do të jepet e pajisjeve për fermat bujqësore dhe blegtorale. Ndërsa peshkimi do të përfshijë grante deri 20 milionë lekë.
30% e totalit të fondit për investim do të jepet që në fillim parapagim. Nëse fondi prej 500 milionë lekësh nuk arrin të përthithet nga fermerët gjatë vitit 2024, financimi do të rialokohet dhe të kalojë përsëri për financim të fermerëve vitin e ardhshëm.