• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shtrëngimi i kredive, çfarë parashikon rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë?

nga Fast News
9 months më parë
në Finance
0
Shtrëngimi i kredive, çfarë parashikon rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një rregullore të re, që pritet të sjellë një shtrëngim të fortë në aktivitetin kreditues të institucioneve financiare jobanka, që ndryshe njihen si mikrofinanca. Kjo me qëllim shmangien e abuzimeve në dhënien e kredive me vlera të vogla, që për hir të së vërtetës, nuk jepen vetëm nga mirkofinanca, por pjesa më e madhe e tyre lëvrohen nga sistemi bankar.





Por çfarë parashikon rregullorja e re?

Nuk lejohet dhënia në të njëjtën kohë e më shumë se dy kredive për të njëjtin klient apo huamarrës; nuk do të lejohet më dhënia e kredive me kartë identiteti; do të vendoset tavani në këstet e kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të klientëve; nuk mund të lidhen kontrata të kredisë gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00 etj.

Ndryshimet e hartuara nga Banka e Shqipërisë pritet të godasin jo pak mikrofinancën. Por sa është pesha e këtij sektori në ekonomi?

Në treg operojnë aktualisht 10 kompani; numri i klientëve vlerësohet në rreth 200 mijë dhe numri i kredive të disbursuara i kalon 255 mijë. Vlera e kredive përllogaritet për vitin 2023 në 36.5 miliardë lekë, ndërkohë që numri i të punësuarve në mikrofinancë është mbi 1900 persona.

Kë mbështet me kredi sektori i mikrofinancës? Për të kuptuar se kush në finale do të vuajë kufizimet që po vendos Banka e Shqipërisë?

Sipas të dhënave nga industria, 80% e kredive iu janë dhënë individëve dhe 20% bizneseve, kryesisht në degë si bujqësia, që kanë pak ose aspak akses në banka.

Etiketa: aktualitet
Pas

CEO i OpenAI thotë se inteligjenca artificiale do të jetë më e zgjuar se njerëzit brenda disa mijëra ditësh

Para

Zgjerimi i Tiranës-Durrës, nisin punimet. Si do menaxhohet trafiku?

Para
Zgjerimi i Tiranës-Durrës, nisin punimet. Si do menaxhohet trafiku?

Zgjerimi i Tiranës-Durrës, nisin punimet. Si do menaxhohet trafiku?

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar