• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pagë mbi 100 mijë lekë? Rregulla të reja për deklarimin e të ardhurave

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Pagë mbi 100 mijë lekë? Rregulla të reja për deklarimin e të ardhurave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto në muaj, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore të të Ardhurave pranë administratës tatimore.  Ligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat”, i cili ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2023, prek deklarimet  e bëra për vitin fiskal 2024.

Referuar strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, përmes kësaj politike synohet zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke e ulur pragun përjashtues në 1.2 milion lekë në vit, prag i cili do të zbatohet për të ardhurat e vitit 2024 dhe në vijim.

Sipas dokumentit, kjo masë është pozitive për nxitjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe deklarimin e të ardhurave. Në strategji evidentohet se ulja e pragut të deklarimit nga 2 milionë në 1.2 milion lekë në vit, merr në konsideratë: kapacitetet teknike për pranimin dhe përpunimin e shtesës së deklaratave nga ato që përpunohen aktualisht; nevojat shtesë në burime njerëzore për mbikëqyrje dhe auditim; kostot e pajtimit për qytetarët; efektet reale pozitive në rritjen e të ardhurave që do të ketë një ndërmarrje e tillë në kushtet kur për pjesën dërrmuese të të ardhurave tatimi mbahet në burim nga paguesi i të ardhurave.

Gjithashtu individi do të detyrohet të dorëzojë pranë administratës tatimore deklaratën DIVA, kur është i dypunësuar  edhe në rastet kur të ardhurat tatimore vjetore të individit janë më shumë se 50.000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.

Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore për vitin 2023, DIVA është plotësuar nga 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49,566 individë të dypunësuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



Deklarata e të ardhurave personale, formati i së cilës do të ndryshojë, do të plotësohet për herë të parë pas përfundimit të vitit tatimor, në Prill të 2025-ës.

Etiketa: aktualitet
Pas

5 keqardhjet kryesore që njerëzit kanë në shtratin e vdekjes

Para

CEO i OpenAI thotë se inteligjenca artificiale do të jetë më e zgjuar se njerëzit brenda disa mijëra ditësh

Para
CEO i OpenAI thotë se inteligjenca artificiale do të jetë më e zgjuar se njerëzit brenda disa mijëra ditësh

CEO i OpenAI thotë se inteligjenca artificiale do të jetë më e zgjuar se njerëzit brenda disa mijëra ditësh

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

nga Fast News
21:06 | 25/12/2025
0

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

nga Fast News
12:00 | 25/12/2025
0

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

nga Fast News
11:30 | 25/12/2025
0

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

nga Fast News
11:00 | 25/12/2025
0

Recent News

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

21:06 | 25/12/2025
A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

12:00 | 25/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar