• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kredia inovative e USAID/NOA, 2 milionë dollarë në sektorin e industrisë së këpucëve dhe veshjeve në Shqipëri

nga Fast News
9 months më parë
në Finance
0
Kredia inovative e USAID/NOA, 2 milionë dollarë në sektorin e industrisë së këpucëve dhe veshjeve në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Industria e këpucëve dhe veshjeve në Shqipëri, një sektor që përbën një nga eksportuesit dhe punëdhënësit kryesorë në vend, ka përjetuar vështirësi të njëpasnjëshme vitet e fundit, për shkak të pandemisë së COVID-19, luhatjeve të valutës dhe rritjeve të çmimeve si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

E pikërisht në një moment të tillë Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në bashkëpunim me institucionin financiar NOA, injektoi me sukses 2 milionë dollarë amerikanë në sektorin e këpucëve dhe veshjeve në Shqipëri përmes zbatimit të Projektit të Kredisë për Këpucë dhe Veshje (FALP), që u lançua në janar 2023.





Në hyrje të sallës ku u zhvillua takimi një shprehje e njohur popullor “Miku i mirë në ditë të vështirë”.

Adam Norikane, Këshilltar i Lartë Teknik i USAID në Shqipëri tha: “Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të USAID-it për fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri, jemi krenar që kemi bashkëpunuar me NOA-n për Projektin e Kredisë për Këpucë dhe Veshje për të ndihmuar në mbrojtjen e qindra vendeve të punës dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e Shqipërisë në skenën globale. Kjo iniciativë thekson përkushtimin tonë për të ofruar zgjidhje financiare inovative që mund të mbështesin industri kyçe dhe të hapin rrugën për një rritje të qëndrueshme, edhe përballë sfidave ekonomike”.

Produkti i kredisë, ofroi kredi pa kolateral deri në 75,000 euro (rreth 83,000 dollarë amerikanë), të shoqëruara me asistencë teknike të dedikuar për 74 ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME) në të gjithë Shqipërinë.

“Financimi i FALP-it ishte tërësisht i dedikuar sektorit të këpucëve dhe veshjeve në Shqipëri, duke shënuar një iniciativë novatore për një industri ku financimi ishte i pamundur pas zhvlerësimit të eksporteve. Qëllimi ynë ishte të ishim të parët që mbështesnim bizneset e reja me rrezik të lartë, duke siguruar një rritje afatgjatë për një sektor që punëson dhjetëra mijëra gra dhe kontribuon ndjeshëm në eksportet shqiptare. Unë besoj se e kemi arritur këtë qëllim”, tha Herjola Spahiu, Drejtore Përgjithshme Ekzekutive e NOA.

Që nga nisja e tij, në janar të 2023 FALP u dhanë kredi, të cilat kanë ndikuar në garantimin e gati 600 vendeve të punës.

Edvin Prençe, Kryetar i Shoqatës “Pro Export Albania” shtoi: “Projekti i Kredisë për Këpucë dhe Veshje (FALP) ishte një program që synonte ofrimin e mbështetjes financiare/kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) në industrinë e këpucëve dhe veshjeve. Objektivat e projektit përfshinin asistencën financiare, mbështetjen për inovacion, trajnimin për zhvillimin e biznesit, ndërtimin e kapaciteteve, qëndrueshmërinë dhe zgjerimin e tregut”./Top Channel

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga 1 janari 2025 në fuqi çmimet e reja të siguracioneve, ja kush do të paguajë më shumë

Para

Mjaft thatë “Jam shumë i zënë”

Para
Mjaft thatë “Jam shumë i zënë”

Mjaft thatë “Jam shumë i zënë”

Të Gjitha

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

nga Fast News
09:30 | 11/06/2025
0

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

nga Fast News
09:00 | 11/06/2025
0

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

nga Fast News
08:30 | 11/06/2025
0

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

nga Fast News
08:00 | 11/06/2025
0

Recent News

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

09:30 | 11/06/2025
Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

09:00 | 11/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar