• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Risia e Samsung, në 2025 do të lançojë telefonin e rrotullueshëm

nga Fast News
9 months më parë
në Teknologji
0
Risia e Samsung, në 2025  do të lançojë telefonin e rrotullueshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Samsung ka zhvilluar një ekran fleksibël disa vite më parë, dhe vitin e kaluar nisën thashethemet se kompania po punonte për një smartphone me ekran të rrotullueshëm. Tani, një raport i ri sugjeron se Samsung mund të prezantojë këtë pajisje inovative në vitin 2025. Galaxy Fold 5G, telefoni i parë me ekran të palosshëm nga Samsung, u hodh në treg më shumë se pesë vite më parë, në shkurt 2019. Apple ende nuk ka arritur të konkurojë Samsung në këtë aspekt.

Nëse raporti është i saktë, Samsung mund të jetë duke planifikuar një hap të madh progresi, me një ekran që mund të rrotullohet brenda trupit të pajisjes. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga kompania.





Paçkase nuk ka asnjë rrjedhje informacioni mbi teknologjinë e ekranit apo dizajnin e pajisjes nga vetë kompania, nëse lançimi do të ndodhë brenda vitit të ardhshëm, pritet që të dalin më shumë informacione për këtë telefon.

Si mund të duket telefoni i rrotullueshëm i Samsung?

Smartfoni më i avancuar i Samsung për momentin, Galaxy Z Fold 6, hapet si një libër, me një palosje në mes. Ndërkohë, Huawei Mate XT Ultimate, i lançuar së fundmi, është telefoni i parë në botë me ekran trefish të palosshëm, i cili arrin madhësinë 10.2 inç kur hapet.

Pritet që telefoni i rrotullueshëm i Samsung të ketë një ekran të madh prej 12.4 inç. Samsung e ka prezantuar një ekran të tillë gjatë aktivitetit SID Display Week të këtij viti. Ky ekran OLED, i quajtur Rollable Flex, është i përshtatshëm për smartphone, tabletë dhe pajisje të tjera celulare, duke u rrotulluar për t’u futur në një hapësirë më të vogël.

Me këtë ekran të rrotullueshëm, telefoni i ri i Samsung nuk do të ketë nevojë për dy ekrane të ndara apo për një palosje në mes. Gjithashtu, thuhet se pajisja do të ketë një kamerë të fshehur nën ekran, një veçori që është prezantuar për herë të parë në serinë Galaxy Z Fold 3.

Me lançimin e këtij telefoni, Samsung mund të vendosë një standard të ri për telefonët e ardhshëm dhe të mbetet lider në teknologjinë e ekraneve të palosshme dhe të rrotullueshme./AH

Etiketa: aktualitet
Pas

Thirrja e Bankës së Shqipërisë: Risqet ekzistojnë, në horizont mund të shfaqen kriza

Para

Bien të ardhurat e Rusisë nga nafta

Para
Bien të ardhurat e Rusisë nga nafta

Bien të ardhurat e Rusisë nga nafta

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar