• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Fatkeqësitë natyrore nuk “trembin” shqiptarët, sigurojnë vetëm makinat

nga Fast News
10 months më parë
në Finance
0
Fatkeqësitë natyrore nuk “trembin” shqiptarët, sigurojnë vetëm makinat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët vazhdojnë të sigurojnë makinat, që është e detyrueshme më ligj dhe më pak pronat dhe shëndetin. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në 7 mujorin e këtij viti,  të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën 14.1 milionë lekë, ose 7.58% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi me 0.042% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.





Mungesa e besimit tek kompanitë e sigurimit, cmimet e larta, por edhe mungesa e kulturës së sigurimit janë arsyet që kushtëzojnë një situatë të tillë në tregun tonë të sigurimeve.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – korrik 2024 arritën rreth 8,240 milionë lekë, ose 9.39% më shumë se në periudhën  janar – korrik 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – korrik 2024, pati një rritje prej 11.21% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar – korrik 2024 pati një rritje prej 1.86% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 20.06% krahasuar me periudhën  janar – korrik 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar – korrik 2024, pati një ulje 4.97% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar – korrik 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 5.96%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – korrik 2024 arritën rreth 5,958 milionë lekë, 5.17% më pak se në periudhën  janar – korrik 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 4.10 % krahasuar me periudhën  janar – korrik 2023.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – korrik 2024, patën një rritje me 3.49% kundrejt muajit janar – korrik 2023.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – korrik 2024 siguruan mbi 2,620 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 72.68%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 18.50% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – korrik 2024, vihet re një rritje prej 3.27% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – korrik 2023.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar – korrik 2024, arritën në rreth 914 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.82% në krahasim me periudhën  janar – korrik 2023.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – korrik 2024, arritën rreth 1,180 milionë lekë, ose 13.16% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – korrik 2024 u rriten me 21.50% krahasuar me janar – korrik 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,416 milionë lekë, apo 71.74% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga Filipinet dhe Indonezia, eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë

Para

10 vendet më të mira për gratë

Para
10 vendet më të mira për gratë

10 vendet më të mira për gratë

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar