• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
1 year më parë

Temperaturat e larta ulin prodhimin e energjisë në vend

ngaFast News
në Të gjitha
0
Temperaturat e larta ulin prodhimin e energjisë në vend

Thatësira dhe temperaturat e larta që vendi ynë që po kalon kanë bërë që në gjysmën e parë të vitit të prodhohet më pak energji. Nga të gjitha burimet gjeneruese në vend, në periudhën janar-qershor u prodhuan rreth 4.3 mln MWh nga rreth 5 mln MWh në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu rënie.

Janë hidrocentralet private ato të cilat kontribuuan më shumë në prodhimin e energjisë totale.  “Arsyeja kryesore që është ulur prodhimi janë reshjet e pakta është ulur niveli në kaskadë. Privati për herë të parë ka prodhuar energji më shumë sesa KESH. Jemi në kuotat 51 me 49% dhe normalisht kushtet atmosferike janë arsyet kryesore”, thotë Azmer Duleviç, ekspert energjie.

Edhe fotovoltaikët po luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë. ERE bën të ditur se sasia e prodhuar nga këto struktura është rritur ndjeshëm. Centralet fotovoltaike prodhuan rreth 34 mijë MWh, impiantet në treg të lirë 21 mijë MWh.

Është vënia në punë e centralit të Karavastasë që i ka dhënë hov prodhimit të kësaj energjie. 135 mijë MWh është energjia e prodhuar nga ky central diellor. “Karavastaja s’ka qenë në punë vjet ndërsa nga marsi ka filluar të prodhojë por janë dhe disa parqe të tjera të vogla që po japin kontributin e tyre në këtë energji totale”, thotë Duleviç.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndalur tek konsumi, në 6 muaj në këtë drejtim shkoi rreth 4 milionë MWh energji. Ndërsa niveli i humbjeve në rrjet u ul në 17.69%. “Arkëtimi është pothuajse 100% por humbjet mbeten për t’u parë. Se të kemi këto ulje të larta duhet të kemi investime nga OSHEE në rrjet por nga ana tjetër nuk është bërë ndonjë aksion i madh që të eliminojë këto vjedhje në rrjet. Por mbetet për t’u parë raporti në fund të vitit që nxjerrë humbjet totale”, thotë Duleviç.

Përballë një thatësire dhe vijimit të temperaturave të larta KESH vijon të importojë energji për të plotësuar nevojat në vend./A2 CNN

Pas

Serbia dëshiron të bëhet një qendër e sektorit të automjeteve elektrike në Europë

Para

Raporti: 5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave. Të ardhurat arrijnë në 1.2 mln dollarë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
Raporti: 5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave. Të ardhurat arrijnë në 1.2 mln dollarë

Raporti: 5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave. Të ardhurat arrijnë në 1.2 mln dollarë

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar