• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ish ministri i Financave, Ervin Mete dorëzon detyrën: Ishte rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike

nga Fast News
10 months më parë
në Ekonomi
0
Ish ministri i Financave, Ervin Mete dorëzon detyrën: Ishte rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ervin Mete i përcjell detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Mete ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për Kryeministrin, ndërsa gjithashtu ka falenderuar edhe stafin e Ministrisë së Financave për bashkëpunimin.





“Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri.

Mirënjohës dhe falenderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë.

Falenderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe.

Besoj ka qënë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej,” shkruan ish-Ministri i Financave.

Gjatë qëndrimit të Metes në detyrë si Ministër i Financave, Shqipëria u vlerësua për herë të parë nga agjencia Standard&Poor’s me BB-, ndërsa vendi doli gjithashtu nga lista gri e pastrimit të parave.

Mete largohet nga drejtimi i Ministrisë së Financave në kohën kur në mbyllje të 6-mujorit të ardhurat në Buxhet u rritën me afro 23 miliardë lekë, ose 7.1% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gjithashtu, borxhi publik, sipas vlerësimeve paraprake në fund të 3-mujorit të dytë të vitit 2024 zbriti në 55.7% të PBB-së.

Borxhi publik kishte vijuar trajektoren rënëse edhe gjatë vitit 2023, duke zbritur në fund të tij në 58.9% të PBB-së.

Përpara largimit nga drejtimi i Financave, Ministri Mete përfundoi dy kontrata të koncesioneve të pullave fiskale dhe atë të markimit të karburanteve.

Në fjalën e mbajtur në seancë plenare, gjatë miratimit të ndryshimeve përkatëse ligjore, Mete theksoi se shtetëzimi i dy shërbimeve do të shoqërohet me ulje të kostove për bizneset dhe qytetarët.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ky është libri më mirë i shekullit të 21-të

Para

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Para
Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar