Albjola Palamani, është vajza që është kthyer hit në rrjetet sociale, pas fotove seksi që ka shpërndarë në Instagram, dhe etiketimin që mediat i vunë si “truproja” e Edi Ramës.
Portalet hodhën dyshime se Palamani, ose Jola.P, kishte mbyllur edhe rrjetet sociale, për shkak se iu zbulua identiteti i saj në media.
Por si qëndron e vërteta?
Burime nga kryeministria i thanë Dosja.al, se Palamani nuk ka lidhje me grupin që kujdeset për sigurinë e kryeministrit. Vajza me forma bombastike, shtuan burimet është pjesë e Gardës së Republikës, por s’ka qenë kurrë pjesë e ekipit që shoqëron Ramën.
Dosja.al, kontaktoi edhe me Gramoz Sakon, Komandantin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës, i cili mohoi që Palamani të ketë lidhje me shoqërimin e Ramës.
“Albjola Palamani është efektive e Gardës së Republikës, në një nga drejtoritë tona të shërbimit. Ajo nuk ka asnjë lidhje me eskortën e Ramës. Palamani ka kryer shkelje me ekspozimin në rrjetet sociale. Për këtë shkelje rrezikon edhe pezullimin nga detyra. Aktualisht, ajo ndodhet në Turqi me pushime. Ajo ka qenë pjesë e shërbimeve gjatë fushatës elektorale, ku efektivë të gardës e kanë shoqëruar në aktivitete të caktuara”-është shprehur Sako.
Ndërkohë që Dosja.al, ka siguruar edhe disa foto të tjera, ku Palamani shihet në rreshtin e parë krah kryeministrit shqiptar.