Edhe pse pagat e politikanëve janë larg atyre të CEO-ve të kompanive të mëdha, presidentët, kryeministrat dhe liderët e tjerë botërorë mund të paguhen me paga të larta në disa vende.
10 liderët më të paguar botërorë në vitin 2024, sipas burimeve të ndryshme mund të ndryshojnë nga viti në vit por janë të përafërta me të dhënat e viteve të kaluara. Ato mund të ndryshojnë nga ndryshimet që ndodhin në politikë, përfitimet shtesë dhe kompensimet e tjera.
Singapori kryeson renditjen e liderëve botërorë më të paguar.
Kryeministri i Singaporit Lawrence Wong është lideri më i paguar i qeverisë, duke fituar mbi 1.6 milionë dollarë në vit.
I dyti në listë është shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee Ka-chiu, me një pagë prej 695,000 dollarë.
Vendin e tretë e zë presidentja e Zvicrës Viola Amherd.
Presidenti amerikan Joe Biden është i katërti në listë, me 400,000 dollarë në vit.
Renditja pason me kryeministrin e Australisë 390 mijë dollarë. Olaf Scholz , kancelari i Gjermanisë me 367 mijë dollarë. Është interesante se në vendin e shtatë me një pagë prej 364 mijë dollarësh është politikania gjermane Ursula von der Leyen, e cila nuk është lidere e një vendi individual. Kancelari austriak, Karl Nehammer me 307 mijë dollarë pagë në vit. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau me 292 mijë dollarë. Kryeministri Christopher Luxon, Zelanda e Re me pagë vjetore 288 mijë dollarë dhe i fundit Fumio Kishida kryeministri i Japonisë me 256 mijë dollarë pagë vjetore./visualcapitalist.com