• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Porti i ri tregtar në Durrës, Balluku jep lajmin: Brenda pak javësh hapet gara ndërkombëtare

nga Fast News
12 months më parë
në Ekonomi
0
Porti i ri tregtar në Durrës,  Balluku jep lajmin: Brenda pak javësh hapet gara ndërkombëtare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda pak javësh do të hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Ka qenë zv.kryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku që ka dhënë lajmin gjatë eventit “Maritime Week 2024”, një organizim 3 ditor i Autoritetit Portual Durrës.

“Durrësi vetëm pas pak javësh do të ketë hapjen e një gare ndërkombëtare për ndërtimin e porti të ri në zonën e Porto Romanos, pak milje larg nga këtu ku jemi, i cili do të jetë port i të gjithë shqiptarëve dhe i të gjithë ballkanasve perëndimorë, pasi parashikon që ti ofrojë shërbime me dy porte të thata, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përveçse Shqipërisë. Ne për më tepër si mikpritës që jemi dhe si dashamirës të të gjithë shteteve të tjera të rajonit do ti kemi dyert të hapura edhe për Bosnje Hercegovinën, edhe për Serbinë, madje edhe për Malin e Zi, se ndoshta disa prej zonave përqark i vjen më lehtë të vijnë në një port modern si ai i Durrësit” tha Balluku.





Balluku evidentoi faktin se pozicioni gjeografik ka bërë që vendi të jetë porta e dy korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare, Korridori 8 dhe Korridori Blu, çka ka bërë që industria detare të marrë rëndësi të veçantë.

 “Jemi ata që mbajnë portën e madhe të Korridorit të VIII. Korridori i VIII që lidh Italinë Europiane me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut, dy vende të cilat aspirojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian dhe me Bullgarinë, një tjetër anëtar i Bashkimit Europian.

Ne mbajmë portën e Korridorit Blu, atij që lidh Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Pra të gjitha këto i japin një rëndësi të veçantë industrisë detare. I japin një rëndësi të veçantë çdo njërit prej jush që kontribuon sot në këtë industri, e cila sigurisht ka nevojë edhe për pjesë të tjera komplimentare për tu bërë e plotë”, u shpreh ministrja.

Etiketa: aktualitet
Pas

9 këshilla financiare nga njerëz të suksesshëm

Para

6 karakteristikat e njerëzve që mund të bëhen milionerë

Para
6 karakteristikat e njerëzve që mund të bëhen milionerë

6 karakteristikat e njerëzve që mund të bëhen milionerë

Të Gjitha

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

nga Fast News
10:00 | 04/06/2025
0

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

nga Fast News
09:30 | 04/06/2025
0

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

nga Fast News
09:00 | 04/06/2025
0

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

nga Fast News
08:30 | 04/06/2025
0

Recent News

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

10:00 | 04/06/2025
Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

09:30 | 04/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar