Megjithëse në sezon, zarzavatet në vend po kushtojnë më shumë. Turizmi po ushtron presion te çmimet Kjo si pasojë e rritjes së kërkesës nga njëra anë si pasojë e shtimit të të huajave dhe prodhimin vendas në vendnumëro nga tjetra.
“Krahasuar me një vit më parë, çmimet thuajse janë dyfishuar. 150 lekë një kq qepë e thatë që vjet në këtë kohë i 60 lekë kg ose 1 kg domate 180 lekë që vjet ishte 80 lekë kg”.
Turizmi po ushtron presion te çmimet. Rritja e kërkesës nga njëra anë si pasojë e shtimit të të huajave, me prodhimin vendas në vendnumëro nga tjetra po prodhon shtrenjtim veçanërisht të zarzavateve.
“Flasim për zarzavatet që janë të domosdoshme për moshën tonë. Janë shumë-shumë mbi mesataren e viteve të fundit. 2 mijë lekë një kg domate. Ku të shkojë më. Çfarë të them. Të shtrenjta janë të gjitha. Nuk ka ku të shkojë më”, shprehen qytetarët.
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime këtë vit. Përllogaritjet janë bërë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar te pritshmëritë për 14 milionë turistë. Kjo shifër është 220 milionë dollarë apo 24.4 për qind më e lartë se vitin e shkuar gjatë së cilit vendin e vizituan 10.5 milionë të huaj. (grafik 1) Po çfarë duhet bërë në këto kushte?
“Së pari prodhimi ynë bujqësor duhet të strukturohet më mirë dhe t’i përshtatet ndryshimeve klimatike. E para duhet të dalim me prodhim shumë më herët dhe e dyta në kulmin e sezonit turistik veror që është në muajt korrik e gusht ne duhet të kemi sa më shumë prodhim vendas”, u shpreh eksperti Pilku.
Turizmi është një shans i mirë për bujqësinë, vlerësojnë njohës të sektorit. Por me zhvillimet aktuale në bujqësi, veçanërisht ato në drejtim të financimit, më shumë se sa prodhimi vendas, të gjitha gjasat sinjalizojnë për zgjerim të importeve.
“Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne. Do plotësonte nevojat edhe për turizmin, por edhe për konsum të brendshëm”, tha Pilku.
Presioni te çmimet e produkteve nga turizmi po vihet re jo vetëm te zarzavatet, por edhe te kategoritë e tjera të konsumit si bulmeti apo mishi.