• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çmimet e referencës sipas zonave në Tiranë. Rikthehet rivlerësimi i pronave, sa do të paguajnë shqiptarët?

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Çmimet e referencës sipas zonave në Tiranë. Rikthehet rivlerësimi i pronave, sa do të paguajnë shqiptarët?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce

Socialistët kanë rikthyer pas dy vjetësh rivlerësimin e pronave. Nisma është depozituar në formën e një projektligji në Kuvend nga deputetja socialiste Blerina Gjylameti dhe pritet që të shqyrtohet në komisionet parlamentare. Por çfarë parashikon drafti?

Nga momenti që miratohet, rivlerësimi do të jetë i vlefshëm deri më 31 qershor të vitit 2025. Tatimi që do të paguhet, parashikohet në 3% nga 15% që është aktualisht. Mund të rivlerësohen të gjitha pronat, përfshi ato në proces legalizimi dhe ajo që synohet, është formalizimi i tregut të pasurive të patundshme.

Le ta shohim këtë nismë të përkthyer në një rast konkret.

Një apartament i blerë disa vite më parë me çmim 7 milionë lekë, kushton sot me vlerën e tregut 11 milionë lekë. Pra, 4 milionë lekë më shumë. Për ti bërë rivlerësimin, pronari duhet të paguajë sot 15% të kësaj diference, që përllogaritet në 600 mijë lekë. Me tatimin 3% që propozohet të bëhet rivlerësimi, kosto që ky qytetar do të paguajë është 120 mijë lekë ose 480 mijë lekë më pak.

Por i gjithë procesi ka ndikim edhe tek taksa e pronës, e cila paguhet çdo muaj tek fatura e ujit. Taksa paguhet mbi vlerën e apartamentit dhe rivlerësimi çon në rritje të vlerës së pronës dhe rrjedhimisht, edhe taksës. Le ta shohim të konkretizuar në një shembull.

Kemi një apartament që kushton 10 milionë lekë. Taksa që paguajmë sot për këtë pronë është 0.5% e vlerës së saj ose 50 mijë lekë në vit, që përllogaritet 4.166 lekë në muaj. Pas rivlerësimit, ky apartament do të kushtojë rreth 15 milionë lekë. Taksa do të jetë 0.5% e kësaj vlere ose 75 mijë lekë në vit, e përllogaritur në 6.250 lekë në muaj. Pra, pas rivlerësimit taksa e kësaj prone u rrit me mbi 2 mijë lekë çdo muaj ose mbi 25 mijë lekë në vit.

Rivlerësimi që propozohet është një nismë e ndërmarrë disa herë në të kaluarën.

Në 13 vitet e fundit janë bërë 5 rivlerësime pronash dhe të gjitha kanë ndodhur përpara zgjedhjeve vendore ose të përgjithshme parlamentare, me tarifa që kanë variuar nga 1% në vitin 2011 në 3% dy rivlerësimet e fundit. Nisma propozohet sërish përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të parashikuara për vitin e ardhshëm.

Por a kanë përfituar qytetarët nga këto rivlerësime? Le të shohim çfarë ka ndodhur me nismën e fundit.

Rivlerësimi u bë nga janari i vitit 2020 deri në gusht të vitit 2022, me tatim 3%. U rivlerësuan mbi 162 mijë prona, teksa qeveria përfitoi 12.7 miliardë lekë të ardhura nga i gjithë procesi./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

10 nga qytetet e vogla më të bukura të Europës

Para

Pse Warren Buffett e ka urryer kriptomonedhën e Bitcoin gjatë gjithë kohës

Para
Pse Warren Buffett e ka urryer kriptomonedhën e Bitcoin gjatë gjithë kohës

Pse Warren Buffett e ka urryer kriptomonedhën e Bitcoin gjatë gjithë kohës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Recent News

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025
Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

14:07 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar