Ka filluar zyrtarisht protesta e 10-të kombëtare e Opozitës në Tiranë.
Qytetarë nga i gjithë vendi janë duke u mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë në mbështetje të kauzës opozitare që tashmë vijon prej më shumë se 6 muaj.
Kjo është protesta e parë e madhe e Opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku PD me aleatët nuk mori pjesë dhe PS fitoi në të gjitha bashkitë.