• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Raporti/ Rritet krimi kibernetik, shtohen rastet e mashtrimit kompjuterik dhe ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike

nga Fast News
1 year më parë
në Teknologji
0
Raporti/ Rritet krimi kibernetik, shtohen rastet e mashtrimit kompjuterik dhe ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Krimi kibernetik shënoi një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, të vlerësuar në 22.35% sipas raportit vjetor të  Prokurorisë  së  Përgjithshme. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023, janë proceduar penalisht 312 persona nga 225 që ishte numri në vitin 2022.

Rezulton se 68% e krimeve ndodhin në Tiranë, ndjekur nga Durrë si dhe Elbasani me vetëm 7%. Krimet kibernetike më të raportuara janë mashtrimi ose falsifikimi kompjuterik dhe ndërhyrja në të dhënat kompjuterike. Numri i procedimeve të regjistruara për mashtrim kompjuterik është  rritur me 25 % në  vitin 2023. Mashtrimi kompjuterik i referohet futjes, ndryshimit dhe fshirjes së  të  dhënave kompjuterike apo ndërhyrjes në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim sigurimin e një  përfitimi ekonomik të padrejtë apo pakësimin e pasurisë së  dikujt. Shembuj të mashtrimit kompjuterik janë vjedhja e identitetit, mashtrimet phishing, hakërrimi etj.





Falsifikimi kompjuterik ka pasur një  tendencë  rritjeje prej 17.28 % vitin e shkuar. Kjo vepër penale përfshin krijimin ose modifikimin e informacionit digjital për të mashtruar të tjerët. Kjo mund të përfshijë krijimin e dokumenteve të rreme, ndryshimin e fotografive ose manipulimin e të dhënave me qëllim keqinterpretimin e informacionit.

Ndërkohë  numri i procedimeve të regjistruara në  prokurori për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike është  rritur me 30.16%. Ndërhyrja në  të  dhënat kompjuterike lidhet me ndryshimin, fshirjen ose shkatërrimin e paautorizuar të të dhënave elektronike. Kjo mund të përfshijë modifikimin e skedarëve të të dhënave, fshirjen e informacionit të rëndësishëm ose futjen e softuerit me qëllim të keq që prish funksionimin normal të sistemeve kompjuterike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Vetëpunësimi zuri 30% të totalit të punësimit më 2023, por vetëm gjysma paguajnë sigurime

Para

Edukimi ekonomiko-financiar/ Përse na shërben dhe si na mbron nga rreziqet e mashtrimet

Para
Edukimi ekonomiko-financiar/ Përse na shërben dhe si na mbron nga rreziqet e mashtrimet

Edukimi ekonomiko-financiar/ Përse na shërben dhe si na mbron nga rreziqet e mashtrimet

Të Gjitha

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

nga Fast News
14:23 | 02/08/2025
0

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

nga Fast News
13:02 | 02/08/2025
0

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

nga Fast News
12:58 | 02/08/2025
0

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

nga Fast News
10:00 | 02/08/2025
0

Recent News

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

14:23 | 02/08/2025
Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

13:02 | 02/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar