Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Vetëpunësimi zuri 30% të totalit të punësimit më 2023, por vetëm gjysma paguajnë sigurime

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Vetëpunësimi zuri 30% të totalit të punësimit më 2023, por vetëm gjysma paguajnë sigurime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e punësimit në vend vijoi të dominohet nga vetëpunësimi edhe në vitin 2023.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT, që burojnë nga Anketa e Forcës së Punës, tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, të vetëpunësuarit kontribuuan në rreth 30% të totalit të punësimit, nga rreth 31% që ishte në vitin 2022.

Në tremujorin e fundit të 2023 ishin të punësuar gjithsej 1,324,773 persona, ku rreth 30% e tyre (mbi 397 mijë ishin të vetëpunësuar).

Shqetësimet mbi vetëpunësimin lidhen me faktin se shumica nuk paguajnë sigurime shoqërore, duke investuar në varfërinë e tyre në moshën e pensionit.

Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës tregojnë se vitin e kaluar, vetëpunësimi u luhat në një mesatare prej 397 mijë personash, por vetëm 215 mijë kishin paguar sigurime shoqërore. Krahasimi i të dhënave tregon se vetëm 54% e të vetëpunësuarve paguajnë sigurime. Të vetëpunësuarit zunë vetëm 16% të totalit të kontribuuesve në vitin 2023, teksa zënë 30% të punësimit në vend.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Institucionet Financiare Ndërkombëtare kanë këshilluar qeverinë shqiptare që të forcojë masat rregullatore për përfshirjen e të vetëpunësuarve në skemën e sigurimeve në mënyrë që të shmangen problemet sociale që kjo shtesë mund të ketë në moshën e pensionit.

Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të madhe të vetëpunësimit në Europë, ku popullsia në moshë pune vetangazhohet në biznese familjare si tregtia, shërbimet apo zanatet.

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punësuarve më arsim 8-9-vjeçar e fitojnë jetesën nëpërmjet vetëpunësimit. Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirë të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton te personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Vendet më të mira në Europë për të bërë biznes

Para

Raporti/ Rritet krimi kibernetik, shtohen rastet e mashtrimit kompjuterik dhe ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike

Para
Raporti/ Rritet krimi kibernetik, shtohen rastet e mashtrimit kompjuterik dhe ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike

Raporti/ Rritet krimi kibernetik, shtohen rastet e mashtrimit kompjuterik dhe ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

nga Fast News
10:55 | 11/06/2026
0

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

nga Fast News
10:53 | 11/06/2026
0

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

nga Fast News
10:46 | 11/06/2026
0

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

nga Fast News
10:41 | 11/06/2026
0

Recent News

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

10:55 | 11/06/2026
Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

10:53 | 11/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora