Cili është investimi më i mirë në botë? Do ju jap një informacion: nuk është pasuria e patundshme. Nuk janë aksionet.
Po, ju mund të pasuroheni duke investuar në pasuri të patundshme. Ju mund të bëni një investim në biznesin e duhur. Ju mund të kurseni para dhe t’i investoni ato në financa të shumta dhe të pasuroheni. Por asnjëra prej atyre nuk ka rëndësi nëse nuk investoni në veten.
Kështu që sot desha të tregoj se çfarë do të thotë të investoni në veten dhe të ndaj katër mënyra specifike se si mund t’a bëni këtë.
Bashkëshortja juaj
Ndoshta më shumë se çdo forcë tjetër në tokë, bashkëshortja juaj do të jetë pjesë e rëndësishme e definimit të së ardhmes tuaj. Por sa shumë investojmë në bashkëshortet tona? Sigurisht, nuk po flas për investimin e parave, po flas për investimin e kohës, ndjenjave dhe hapësirës personale.
A keni sakrifikuar atë që dëshironi dhe ta investoni atë në atë që ai ose ajo dëshiron? A i keni dhënë peshën e duhur qëllimeve të tij ose të saj në jetë, jo vetëm tuajave? A keni bërë pushime të mjaftueshme? I keni treguar bashkëshortit se e dashuroni mjaftueshëm?
Investimi në bashkëshorten tuaj ka rëndësi nëse dëshironi të jetoni një jetë të gjatë, të suksesshme dhe të lumtur.
Shokët tuaj
Sikur Jim Rohn që tha dikur: “Ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët kaloni më së shumti kohë’’. Pra me kë po e kaloni kohën tuaj? A po investoni kohë në ata të cilët mund të ju bëjnë person më të mirë ose me ata të cilët dëshirojnë të ju mbajnë në nivelin e tyre?
Biblioteka juaj
Nuk besoj se kam lexuar ndonjëherë një libër dhe të mos mundja të nxjerr disa mësime për të përmirësuar jetën time. Kjo aplikohet edhe për librat fiktivë edhe për ata jo fiktivë.
Për këtë arsye, leximi është njëri prej investimeve më të mira që mund të bëni, por ende shumë ndërmarrës ankohen se janë ‘’shumë të zënë për të lexuar’’. Mos i besoni kësaj. Investoni para në libra dhe investoni në kohën e nevojshme për t’i lexuar ata.
Shëndeti juaj
Bashkëshortja, shokët dhe biblioteka juaj nuk do të kenë domethënie nëse vdisni. Për këtë shëndeti juaj është një investim të cilin duhet t’a bëni çdo ditë, ose do të vuani pasojat.
Ju nuk keni nevojë të vraponi një maratonë për të filluar të punoni në shëndetin tuaj. Ndryshimet e vogla, të mbledhura çdo ditë, do të shtojnë vite në jetën tuaj. Filloni duke lëvizur më shpesh.
Ndaloni së ngrëni karbohidrate, sheqer dhe filloni të hani më shumë perime. Investoni kohë për të mësuar se si të përmirësoni dietën tuaj, dhe investoni para për të blerë ushqimet e duhura për ju.
Në fund të jetës tuaj, ju nuk do të pendoheni se nuk keni investuar në disa aksione ose se nuk keni investuar kohë të mjaftueshme në punë. Mirëpo, ju do të pendoheni se nuk keni investuar në bashkëshorten, shokët, bibliotekën dhe shëndetin tuaj.
Pjesa më e mirë është se nëse investoni në mënyrë të duhur në këto katër zona, pjesa tjetër e qëllimeve tuaja do të vijnë në vendin e tyre. Kështu që filloni sot të investoni në gjërat të cilat kanë rëndësi dhe do të përjetoni përfitimet për pjesën tjetër të jetës tuaj.