• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rikthehet besimi i bizneseve dhe qytetarëve tek ekonomia, me rënie vetëm ndërtimi

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rikthehet besimi i bizneseve dhe qytetarëve tek ekonomia, me rënie vetëm ndërtimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë konstaton se besimi i bizneseve dhe konusmatorëve është rikthyer në mars, pas rënies së shënuar në dy muajt e parë të vitit. Sipas vrojtimit periodik të BSH-së, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u rrit muajin e kaluar me 3.6 pikë, duke qëndruar mbi mesataren historike. Në këtë ecuri ka ndikuar rritja e beismit të sektorëve të industrisë, shërbimeve dhe tregtisë, si dhe besimi konsumator, ndërsa ndërtimi ka shënuar rënie.





Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 3.6 pikë përqindje në muajin mars. Niveli i tij qëndron aktualisht 3.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e TBI-së këtë muaj u ndikua nga vlerësimet e rritura të bizneseve për prodhimin industrial aktual si dhe pritje më optimiste për porositë nga eksportet në të ardhmen. Gjithashtu, pritjet e bizneseve për prodhimin industrial në të ardhmen regjistruan rritje. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 0.9 pikë përqindje në mars, pasi u rrit me 6.5 pikë përqindje një muaj më parë. Niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 23 pikë. Rënia e TBNsë u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, porositë aktuale u vlerësuan me rritje këtë muaj. Pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 6.4 pikë përqindje në mars. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 12.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen e TBSH-së kontribuan vlerësimet më optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, si dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për lart këtë muaj. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e çmimeve në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 2.7 pikë përqindje në muajin mars, pas rënies me 10.3 pikë përqindje një muaj më parë. Aktualisht, niveli i TBTsë qëndron rreth 3.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen mujore të TBT-së ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për punësimin në të ardhmen shënuan rënie edhe këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie .

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi rritje me 1.4 pikë përqindje në muajin mars, duke u ngritur përsëri mbi nivelin e mesatares historik. Konsumatorët vlerësuan në përmirësim situatën e tyre financiare, situatën ekonomike të vendit në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen janë ulur në muajin mars.

Etiketa: aktualitet
Pas

Hyn në fuqi ligji për rikthimin e basteve, kusht karta e identitetit

Para

Viti 2023 mbyllet me rritje ekonomike 3.44%. Udhëheq ndërtimi, bujqësia me rënie

Para
Viti 2023 mbyllet me rritje ekonomike 3.44%. Udhëheq ndërtimi, bujqësia me rënie

Viti 2023 mbyllet me rritje ekonomike 3.44%. Udhëheq ndërtimi, bujqësia me rënie

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar