Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Propozimi në Kuvend/ Afati i bonove të privatizimit të zgjatet deri në fund të 2027

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Propozimi në Kuvend/ Afati i bonove të privatizimit të zgjatet deri në fund të 2027
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Afati i bonove të privatizimit mund të shtyhet sërish. Një nismë ligjore që bën ndryshime në ligjin ekzistues dhe që shtyn deri më 31 dhjetor 2027 afatin e përdorimit të bonove të privatizimit është depozituar në kuvend nga deputetja socialiste Antoneta Dhima. Afati aktual i bonove ka përfunduar më 31 dhjetor 2023.

Deputetja Dhima argumenton në ndryshimet ligjore të propozuara se shtyrja e afatit të vlefshmërisë së bonove të privatizimit do t’iu krijojë mundësi qytetarëve që i disponojnë, për t’i përdorur në disa drejtime.

Aktualisht, një numër i konsiderueshëm i objekteve që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, organet e pushtetit vendor etj, nuk janë privatizuar ende.

Shumë prej ketyre objekteve shtrihen në tokat e pronarëve të ligjshëm, të cilëve u është njohur, apo kthyer prona me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave. Sipas deputetes Dhima, duke qenë se pronarët e trojeve kanë të drejtën e parablerjes së objekteve që ngrihen mbi to, kjo masë do t’i ndihmojë ata për të likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve me bono apo lekë privatizimi.

Gjithashtu, punonjësit e shoqërive aksionare mund t’i përdorin bonot dhe lekët e privatizimit për blerjen e aksioneve të këtyre shoqërive. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm objektesh, apo banesash janë në procesin e legalizimit, nëpërmjet ALUIZNI-t dhe bonot e privatizimit mund të përdoren edhe në këtë proces.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në privatizimin e objekteve shtetërore të dhëna me kontratë qiraje, kur këto objekte u shiten drejtpërdrejt qiramarrësve, të cilët mund të paguajnë deri në 80% të vlerës me bono, apo lekë privatizimi.

Shpërndarja e bonove të privatizimit nisi në vitin 1995 me qëllim privatizimin e objekteve dhe pronave shtetërore, ndërsa që nga ai vit e deri më sot procesi ka kaluar përmes zvarritjesh dhe shtyrje me disa herë të vlefshmërisë së këtyre letrave. Aktualisht, nuk ka të dhëna zyrtare për përdorimin e tyre.

Por, sipas këtyre të dhënave që i referohen fillimit të vitit 2022, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Trump: “Facebook është armiku i popullit”

Para

Rritja spetakolare e çmimit të Bitcoin/ Niveli më i lartë në historinë 15 vjeçare të tij

Para
Rritja spetakolare e çmimit të Bitcoin/ Niveli më i lartë në historinë 15 vjeçare të tij

Rritja spetakolare e çmimit të Bitcoin/ Niveli më i lartë në historinë 15 vjeçare të tij

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

nga Fast News
18:06 | 09/03/2026
0

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

nga Fast News
17:46 | 09/03/2026
0

Gratë më të pasura në botë! Kush janë miliarderet që dominojnë ekonominë globale (Mars 2026)

Gratë më të pasura në botë! Kush janë miliarderet që dominojnë ekonominë globale (Mars 2026)

nga Fast News
17:43 | 09/03/2026
0

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

nga Fast News
12:11 | 09/03/2026
0

Recent News

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

18:06 | 09/03/2026
Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

17:46 | 09/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora