• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Diplomacia ekonomike”, promovohet libri i autorit Emilio Çika

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
“Diplomacia ekonomike”, promovohet libri i autorit Emilio Çika
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U promovua në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, libri “Diplomacia Ekonomike” e studiuesit Emilio Çika, njëkohësisht dhe Zv. Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në UMSH. Libri u vlerësua nga Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli, Rektori, Adrian Civici, Drejtori i Shkollës Doktorale Arben Cici, Pro rektori, Përparim Kabo si dhe kolegë pedagogë.

“Monografia Diplomacia Ekonomike e studiuesit Emilio Çika është një kontribut i rëndësishëm, që i vjen në ndihmë studiuesve të shkencave politike, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve evropiane dhe periferike por edhe një lexuesi të familjarizuar me çështjet e politikës ndërkombëtare”, tha Presidenti i UMSH në fjalën e tij. Libri u vlerësua si një një përpjekje e rëndësishme për të futur në shinat e debatit kritik komponentin ekonomik të diplomacisë bashkëkohore.

Vetë autori shprehu falenderimet e tij më të sinqerta, ndaj drejtuesve të Universitetit Mesdhetar edhe familjes. Autori në pjesën e parë të monografisë fokusohet në debatet teorike të marrëdhënieve ndërkombëtare, në qasje shpesh herë kundërshtuese me qëllim ndërtimin e bazamentit konceptual mbi të cilin qëndron pjesa empirike e studimit.

Duke shpjeguar në mënyrë analitike rolin, mjetet, rëndësinë, limitet e diplomacisë ekonomike në një sistem ndërkombëtar të globalizuar por gjithmonë në gjendje anarkie autori, nëpërmjet përdorimit të një gjuhe skrupolozisht teorike dhe të elaboruar por aspak të ngurtë dhe skematike, paraqet një tablo të qartë të tezave të tij dhe të qëndrimeve të tij teorike.

Duke mos u limituar në një përshkrim mekanik të kontributeve të deritanishme shkencore për diplomacinë ekonomike por duke mbajtur një qëndrim të thellë kritik autori e bën të qartë pozicionin e tij teorik për lexuesin. Pjesa teorike e monografisë përmbyllet me një analizë të gjendjes aktuale të diplomacisë ekonomike në Shqipëri dhe sfidave dhe mundësive për të ardhmen.

Etiketa: aktualitet
Pas

Europa pa “bebe”, numri i lindjeve në gjendje stanjacioni prej një dekade

Para

Alkooli tek të miturit, cilat nga vendet europiane ka normën më të lartë? Ku renditet Shqipëria?

Para
Alkooli tek të miturit, cilat nga vendet europiane ka normën më të lartë? Ku renditet Shqipëria?

Alkooli tek të miturit, cilat nga vendet europiane ka normën më të lartë? Ku renditet Shqipëria?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar