Për shkak të temperaturave të nxehta që po kalon vendi ynë, një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kuçovë, ku mësohet se 77-vjeçari Ferit Kuçi nuk ka mundur të përballojë temperaturat e larta dhe ka rënë pa ndjenja në tokë.
Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit por ka mbërritur aty pa shenja jete.
Sipas mjekëve i moshuari ka humbur jetën për shkak të zmadhimit të zemrës nga tempraturat e larta.