• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 3.25% normën bazë të interesit. Nuk përjashtohet rritje në vijim

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 3.25% normën bazë të interesit. Nuk përjashtohet rritje në vijim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 3.25% normën bazë të interesit për lekun. Është ky vendimi që ka marrë Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, pasi ka analizuar ecurinë e ekonomisë në këtë fillim viti. Guvernatori Gent Sejko shpjegoi këtë vendim, teksa nuk përjashtoi rritjen e mëtejshme të interesave në muajt në vijim, me argumentin se rreziku i inflacionit është ende i pranishëm.

“Këshilli Mbikëqyrës vëren se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me pritjet tona në skenarin bazë. Megjithatë vala e krizës së çmimeve ende nuk është tërhequr. Këshilli thekson se mbetet i gatshëm të vijojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për kontrollin dhe stabilizimin e çmimeve”, u shpreh Sejko.

Kreu i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se ekonomia do të vijojë rritjen, e mbështetur kryesisht nga konsumi dhe investimet private. Megjithëse ritmet e rritjes do të jenë më të ngadalta se ato të dy viteve të fundit.

“Ekonomia shqiptare do të vijë në rritje e nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve. Rritja ekonomike do të ushqehet nga bilancet likuide të bizneseve dhe familjeve shqiptare si dhe kreditimi”, u shpreh guvernatori.

Banka e Shqipërisë vlerëson gjithashtu, se inflacioni po vijon të qëndrojë në nivele të larta, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të karburanteve dhe qirave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Grantet për start up-et, qeveria miraton kushtet dhe kriteret. Thirrja për fondet çelet më 16 shkurt

Para

Ideale të punojmë vetëm katër orë në ditë

Para
Ideale të punojmë vetëm katër orë në ditë

Ideale të punojmë vetëm katër orë në ditë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Krijohet “superdruri”, 10 herë më i fortë se çeliku

Krijohet “superdruri”, 10 herë më i fortë se çeliku

nga Fast News
18:02 | 14/10/2025
0

“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, ja kërkesa e kreut të SPAK-ut për ruajtjen e tyre

“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, ja kërkesa e kreut të SPAK-ut për ruajtjen e tyre

nga Fast News
17:58 | 14/10/2025
0

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

nga Fast News
17:51 | 14/10/2025
0

Çmimi Nobel në Ekonomi, inovacioni motor i rritjes ekonomike

Çmimi Nobel në Ekonomi, inovacioni motor i rritjes ekonomike

nga Fast News
17:31 | 14/10/2025
0

Recent News

Krijohet “superdruri”, 10 herë më i fortë se çeliku

Krijohet “superdruri”, 10 herë më i fortë se çeliku

18:02 | 14/10/2025
“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, ja kërkesa e kreut të SPAK-ut për ruajtjen e tyre

“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, ja kërkesa e kreut të SPAK-ut për ruajtjen e tyre

17:58 | 14/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar