Më 21 janar 1920, Kongresi i Lushnjës sanksionoi përfundimisht formimin e shtetit shqiptar, i cili ndër të tjera, bëri përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje të përkohshme mungesës së prerjeve të vogla monetare, që kishte tregu shqiptar.
Me vendimin e qeverisë në janar të vitit 1921, prefekturat e vendit u autorizuan të nxirrnin kartëmonedha lokale me vlerë të vogël në një shumë deri në 80 mijë franga ar dhe në prerje të ndryshme. E para, që vuri në zbatim këtë vendim ishte Bashkia e Shkodrës, Përlimtarja.
Qytetet e tjera që emetuan kartëmonedha lokale qenë Berati, Vlora, Korça, Fieri, Gjirokastra dhe Elbasani. Më poshtë paraqiten disa prej kartëmonedhave të emetuara nga këto prefektura.