• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kush jep apartament me qira, të regjistrohet në QKB! Cilat janë risitë që sjell projektligji i ri për turizmin?

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi, Të gjitha
0
Kush jep apartament me qira, të regjistrohet në QKB! Cilat janë risitë që sjell projektligji i ri për turizmin?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji i ri për turizmin i miratuar në qeveri, sjell ndryshime të rëndësishme për sektorin,  të cilat synojnë ti japin zgjidhje informalitetit të lartë, ku ka një mospërputhje të theksuar midis numrit të turistëve dhe deklarimeve që bëhen nga strukturat akomoduese.

Sipas draftit, do të krijohet një regjistër të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do përdoren në funksion të turizmit.

Projektligji parashikon që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që të regjistrohet në QKB dhe më pas të kërkojë certifikatë kategorizimi në ministrinë e turizmit. Çdo strukture më pas, ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

Projektligji parashikon rëndim të gjobave për të gjithë subjektet abuzuese. Konkretisht, kur subjektet hoteliere ushtrojnë aktivitetin pa certifikatë kategorizimi dënimi financiar me gjobë shkon nga 20 000 deri në 400 000 lekë.

Po ashtu gjoba të larta ka edhe për përdorimin e paautorizuar të shenjave dalluese në strukturën akomoduese, hapjen e pikave të agroturizmit pa licensë ose certifikatë përkatëse,  mosafishimin në mënyrë të dukshme të kërkesave të sigurisë në plazhe, moszbatimin e kërkesave për kushtet e higjenës, mungesën e rojeve në plazhe dhe mosdeklarimin e saktë të të dhënave. Në të gjithë këto raste gjobat janë deri në 200 mijë lekë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga ana tjetër, drafti rrit mundësitë për të financuar projekte me mbështetje buxhetore, të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, projekte në fushën e turizmit me rëndësi të veçantë dhe projekte të ideuara nga vetë Ministria. Për realizmin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit, financimi shkon deri në 100% të mbulimit të kostove./ TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Si ta gjeni një punë më të mirë në vitin 2024?

Para

Ndërron jetë papritur sipërmarrësi i njohur shqiptar

Para
Ndërron jetë papritur sipërmarrësi i njohur shqiptar

Ndërron jetë papritur sipërmarrësi i njohur shqiptar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

nga Fast News
17:46 | 14/01/2026
0

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

nga Fast News
17:39 | 14/01/2026
0

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

nga Fast News
13:30 | 14/01/2026
0

Do të na mungosh e mira Brunë!

Do të na mungosh e mira Brunë!

nga Fast News
11:20 | 14/01/2026
0

Recent News

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

17:46 | 14/01/2026
Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

17:39 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar