• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Banka e Shqipërisë parashikon ulje, bizneset në vend presin vijim të shtrenjtimit të çmimeve

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Banka e Shqipërisë parashikon ulje, bizneset në vend presin vijim të shtrenjtimit të çmimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset në fushën e shërbimeve ku përfshihen baret dhe restorantet, ato të tregtisë që përbëhen kryesisht nga dyqanet dhe supermarketet, bashkë me ndërtimin, paralajmërojnë se çmimet do të vijojnë të rriten.

“Për sa kohë ka kërkesë, tashmë me flukset e shtuara të të huajve, detyrimisht kjo do të çojë në një tendencë për rritje të çmimeve”, u shpreh kreu i Unionit Agroushqimor Shqiptar, Theodhor Kristuli.

Pritshmëritë e sipërmarrjeve për shtrenjtim të mëtejshëm të jetesës vijnë në një kohë që Banka e Shqipërisë deklaron se inflacioni do të rikthehet në objektivin 3 për qind brenda gjysmës së dytë të vitit. Cikli i ri i krizës së çmimeve sipas ekspertëve kësaj here po vjen nga rritja e pagave.

“Pronarët e bizneseve kanë në kurriz rritjen e pagave. Po u rrit 900 euro paga, rriten edhe sigurimet. Për të ruajtur marzhet e tyre të fitimit, ata do t’i transferojnë kostot shtesë te konsumatori”, theksoi Kristuli

Bizneset paralajmërojnë vijim të dhimbjes së kokës për konsumatorët, veçanërisht për produktet bazë ushqimore.

“Në mungesë të subvencioneve nga shteti, kostot e prodhimit janë të larta. Bujqësia është tani edhe e braktisur nga IPARD rrjedhimisht çmimet e produkteve bujqësore mund të rriten”, shtoi Kristuli.

Sinjale për gjallërim të krizës së çmimeve çoi edhe rritja e inflacionit në vendet e Bashkimit Europian. Treguesi u rrit në 2.9 për qind në dhjetor, nga 2.4 për qind që ishte në nëntor. Për shkak të varësisë së lartë nga importi, inflacioni i eurozonës mund të përcillet shpejt edhe në Shqipëri./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria ndryshon disa projekte të infrastrukturës, ja cilat preken

Para

Kina gati sfidën e rradhës, do të testojë trenin më të shpejtë në botë

Para
Kina gati sfidën e rradhës, do të testojë trenin më të shpejtë në botë

Kina gati sfidën e rradhës, do të testojë trenin më të shpejtë në botë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

nga Fast News
15:00 | 04/11/2025
0

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

nga Fast News
14:30 | 04/11/2025
0

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

nga Fast News
13:48 | 04/11/2025
0

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

nga Fast News
13:39 | 04/11/2025
0

Recent News

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

15:00 | 04/11/2025
Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

14:30 | 04/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar