Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zgjedhje të parakohshme në Greqi, kush janë 5 shqiptarët që kandidojnë për deputetë në parlament (EMRAT)

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Zgjedhje të parakohshme në Greqi, kush janë 5 shqiptarët që kandidojnë për deputetë në parlament (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të diel qytetarët grekë votojnë për qeverinë e re, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këto zgjedhje kandidojnë dhe qytetarë shqiptarë që duan të marrin mandatin e deputetit.

Por cilët janë ata? Ne po iu sjellim disa informacione…

Jorgos Trihas-kandidon me partinë SYRIZA në zonën e dytë të Athinës. Me origjinë nga Saranda, Jorgos Trihas ka kryer fakultetin e infermierisë dhe më pas studimet e larta për menaxhim biznesi. Ka një veprimtari energjike për integrimin e homogjenëve dhe të riatdhesuarve. Ka shërbyer si këshilltar i posaçëm në Ministrinë e Jashtme. Është anëtar i sekretariatit të SYRIZA-s për homogjenët.

Anxhela Filo- Kandidon me partinë Nea Dimokratia në zonën e partë të Selanikut. U lind e u rrit në qytetin e Korçës. Në vitin 1991 prindërit e saj emigruan në Greqi dhe u vendosën në qytetin e Selanikut. E diplomuar si Inxhiniere Topografe ka punuar në sektorin privat dhe sot ka zyrën e saj private si sipërmarrëse. Prej viti 2011 është kryetare e organizatës Omonoia në Degën e Selanikut dhe anëtare aktive e partisë Nea Dimokratia, në degën e Maqedonia-Thrakës, në sektorin për çështje të Ballkanit dhe në atë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Fatos Malaj- kandidon me partinë KINAL në zonën e parë të Athinës. U lind në Delvinë dhe emigroi në Greqi në 1997, ku jeton dhe punon. Që në momentin e parë u aktivizua energjikisht për të drejtat e emigrantëve, për integrimin normal të tyre në shoqërinë greke. Është ndërmjetës ndërkulturor i certifikuar në drejtorinë e shërbimit të emigrantëve në administratën e decentralizuar të Atikës. Është kryetar i “Arogji – Përkrahja”, një organizatë joqeveritare, me aktivitet të njohur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është anëtar i departamentit të të drejtave të njeriut dhe politikës së emigracionit në partinë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Eda Gemi- kandidon me partinë KINAL në zonën e dytë të Athinës. Eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit. Pasi ka përfunduar studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës. Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe. Është lektore dhe studiuese në ISR-Institute for Urban and Regional Research (Vienë); EUI- European University Institute (Firence), dhe Universiteti Europian i Tiranës. Shqiptarët e njohin Eda Gemin si një aktiviste të shquar, studiuese, pedagoge.

Kristos Ducis- kandidon me partinë “Elliniki Lysi” në zonën e dytë të Athinës (zonën e dytë të Athinës (Notios Tomeas B Athinon) Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Ka punuar si mësues në rrethin e Tepelenës. Ka shërbyer në poste drejtuese në kooperativën bujqësore të Dropullit të Sipërm dhe në qytetin e Gjirokastrës. Në 1991 emigroi familjarisht në Greqi.

Në 1993 u zgjodh kryetar i shoqatës “Digenis Akritas”. Në periudhën 1996-2005 ishte president i federatës “Shën Kozmai”, e cila nën drejtimin e zotit Duci ishte zëri përfaqësueses i homogjenëve nga Shqipëria dhe luftoi aktivisht e me rezultate konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në periudhën 2011-2015 ishte kryetar i Bashkisë së Dropullit të Sipërm./Tribuna-News

Pas

“Top fake photo of the day” nuk ndalet Meta, publikon foton epike ku tallen me të dhe Kryemadhin (FOTO)

Para

U votua në Kuvend, Eni Vasili merr postin e rëndësishëm në administratë

Para
U votua në Kuvend, Eni Vasili merr postin e rëndësishëm në administratë

U votua në Kuvend, Eni Vasili merr postin e rëndësishëm në administratë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora