Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nga 1 janari, një pjesë e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë. 1 vit mbështetje nga qeveria

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Nga 1 janari, një pjesë e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë. 1 vit mbështetje nga qeveria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 janari, një pjesë e bizneseve të mëdha prodhuese do të kalojnë në tregun e liberalizuar të energjisë. Kjo do të thotë se do të kenë mundësi ta sigurojnë vetë energjinë, me çmimin e bursave. Por procesi do të bëhet gradual dhe i butë, me mbështetjen dhe garancinë e qeverisë. Kjo do të thotë se bizneset do të kenë një vit kohë për t’u përshtatur me procesin, duke qenë të garantuar në furnizimin me energji nga OSHEE gjatë kësaj periudhë.

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve shpjegon se do të bëhet kalimi i bizneseve në tregun e liberalizuar dhe si e ka pritur sipërmarrja këtë proces.

Ka një seri takimesh që po bëjmë me zv.kryeministren dhe ministrat e linjës në lidhje me fusha të ndryshme të ekonomisë, të cilat na krijojnë atë qasjen e duhur të dialogut publik-privat, që ka ndodhur gjatë 2023-it dhe ne jemi të sigurte, që do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2024.

Në lidhje me energjinë elektrike, ne vijmë nga një krizë energjetike, nga një situatë e paprecedentë që ka nisur të relaksohet. Ne kemi çmime shumë të mira në bursat ndërkombëtare dhe mendohet se do të kemi 10 vite më të lagështa, më të mira përsa i përket situatës hidrike. Nga ana tjetër, po bëhen përpjekje maksimale që të lehtësohemi për të vendosur panelet diellore në çatitë industriale, që do të thotë edhe një lehtësim tjetër përsa i përket çmimit dhe kostove të prodhimit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dalja në tregun e lirë është një reformë e kërkuar nga Komuniteti i Energjisë dhe qeveria shqiptare e ka stopuara gjatë periudhës së krizës dhe tani do ta rimarrë. Kjo dalje po bëhet në mënyrë graduale dhe është për t’u admiruar kjo pjesë, pasi ne do të dalim në tregun e lirë, por jemi të mbështetur në këtë tregun e lirë për një vit. Derisa ne të krijojmë njohurinë e duhur, kulturën e duhur për të marrë energjinë nga tregu i liberalizuar, do të jemi të mbështetur me kontrata fikse për një vit nga furnizuesi me shumicë publik.

Nuk do të kemi kosto, do të vazhdojë çmimi i energjisë të jetë i njëjtë nga shërbimi publik. Ato operatorë që kanë mundësi ta ulin çmimin, janë të lirë të dalin në tregun e energjisë dhe ta blejnë. Pra, kanë mundësi zgjedhje dhe kanë garancinë që shteti është aty”, deklaron Shkodra.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pasuri 100 miliardë $, si u bë Francoise Bettencourt Meyers gruaja më e pasur në botë

Para

Qeveria do “edukojë” deputetët, ligj i ri për korrupsionin brenda 2027-ës

Para
Qeveria do “edukojë” deputetët, ligj i ri për korrupsionin brenda 2027-ës

Qeveria do “edukojë” deputetët, ligj i ri për korrupsionin brenda 2027-ës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

nga Fast News
15:29 | 23/06/2026
0

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

nga Fast News
14:59 | 23/06/2026
0

Përkeqësimi i fortë i klimës së biznesit, Indeksi i AmCham shënon rënien më të madhe historike

Përkeqësimi i fortë i klimës së biznesit, Indeksi i AmCham shënon rënien më të madhe historike

nga Fast News
14:56 | 23/06/2026
0

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

nga Fast News
16:40 | 22/06/2026
0

Recent News

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

15:29 | 23/06/2026
Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

14:59 | 23/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora