Pas sulmeve kibernetike të administratës italiane, Agjencia Italiane e Sigurisë Kibernetike thotë se ka qenë në kontakt me Westpole S.p.A dhe administratën publike për t’u dhënë mbështetjen maksimale në frenimin e ndërprerjeve të shkaktuara nga sulmi kibernetik i llojit ransomware, i kryer nga grupi i hakerëve rusisht-folës Lockbit 3.0.
Puna kryesore ishte rikthimi i të gjitha shërbimeve të prekura, si dhe rekuperimin e të dhënave objekt sulmi për më shumë se 700 subjekte publike kombëtare dhe vendore të lidhura me zinxhirin e furnizimit të administratës publike.
Asnjë problem për pagesën e pagave dhe rrogave të trembëdhjetë për punonjësit e administratës publike, thotë Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike.
Sulmi kibernetik goditi Administratën Publike duke filluar nga Westpole, një kompani që ofron shërbime cloud dhe ofron softuer dhe programe për Bashkitë dhe organet e tjera publike. Sulmi u lëshua në orën 5 të mëngjesit të 8 dhjetorit dhe bllokoi sistemet e shumë administratave publike. Pasditen e 18 dhjetorit, teknikët e Westpole arritën të rivendosnin afërsisht 50% të shërbimeve. Sulmi merr formën e ransomware (bazat e të dhënave janë të koduara dhe janë të paarritshme) dhe grupi rus Lockbit, një kompani e vërtetë kriminale kibernetike që ka goditur disa herë Italinë dhe ka marrë përgjegjësinë./ Corriere della sera