• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Java e Sipërmarrjes, mundësi informimi për bizneset e vogla

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Java e Sipërmarrjes, mundësi informimi për bizneset e vogla
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania), që është çelur më 13 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 19 nëntor është një mundësi shumë e mirë për bizneset e vogla që të informohen lidhur me mundësitë për t”u rritur dhe zhvilluar, në kuadër edhe të proceseve innvative.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka informuar lidhur me mënyrat sesi mund të përfitohet nga kjo Javë, që do të jetë e mbushur me aktivitete në të gjithë vendin. “Kjo Javë do t’u japë mundësinë sipërmarrësve dhe bizneseve të vogla të flasim për mënyrat se si mund të rritet një biznes, se i nëpërmjet inovacionit mund të zhvillohet dhe mund t’i shërbehet ekosistemit ekzistues ekonomik, se si start up-et mund të bashkëveprojnë më mirë me bizneset ekzistuese, si start up-et duhet të krijojnë ide për zhvillimin e atyre sektorëve strategjikë që tashmë Shqipëria ka dhe atyre sektorëve që kanë potencial më të lartë qoftë për zhvillim vendas, qoftë për ndërkombëtarizim. Gjatë kësaj Jave, start up-et do të kenë mundësi të prezantojnë idetë e tyre, publikut të gjerë dhe atyre bizneseve të cilët kanë kapitale për të investuar”, deklaroi ministrja.

60 evente në të gjithë vendin

Gjatë Javës së Sipërmarrjes do të zhvillohen mbi 60 evente në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Sesionet që do të organizohen do të përfshijnë:

  • Aftësim dhe frymëzim nga histori suksesi sipërmarrjesh kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Motivim nga folës dinamik dhe takime me mentorë
  • Programe aftësimi me partnerë të ndryshëm
  • Diskutime me gratë sipërmarrëse, të rinj ambiciozë dhe drejtues biznesesh
  • Diskutime në panele, prezantime dhe raporte të industrive
  • Vizita në biznese dhe takime të dedikuara me drejtues të korporatave të huaja dhe vendase

Përmes aktiviteteve, GEË Albania synon të frymëzojë, motivojë, fuqizojë, lidhë dhe ndajë njohuritë në fushën e sipërmarrjes me studentët, studentët sipërmarrës, mentorët dhe partnerët e biznesit.

“Kjo javë do t’u shërbejë më së miri Qeverisë dhe politikëbërësve, të cilët do të kenë afër të gjithë komunitetin e sipërmarrjes, me synim diskutimin rreth zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimin e klimës së biznesit dhe përmirësimin e standardeve dhe shërbimeve që qeveria ofron për ta”, tha Ibrahimaj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pushimi i natës ju ndihmon të fokusoheni dhe mbani mend

Para

Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, pezull dhe IPARD III

Para
Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, pezull dhe IPARD III

Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, pezull dhe IPARD III

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar