• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Borxhet ndaj OSHEE arritën rreth 750 milionë euro, në rritje bizneset dhe jo buxhetorët

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Borxhet ndaj OSHEE arritën rreth 750 milionë euro, në rritje bizneset dhe jo buxhetorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Detyrimet ndaj kompanisë publike të shpërndarjes arritën në  fund të këtij shtatori nivelin më të lartë të regjistruar nga viti 2009 e në vazhdim sipas të dhënave të publikuara periodikisht nga Enti Rregullator i Energjisë.

Sipas këtyre treguesve borxhet që katër kategori klientësh kanë ndaj OSHEE-së ishin mbi 80 miliardë lekë apo rreth 750 milionë euro. Kjo shifër ishte me një rritje prej 0.26 për qind në raport me fundin e vitit 2022. Ecuria e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nuk ka qenë e njëjtë në tendencë në katër grupet.

Familjarët të cilët kanë edhe më shumë se gjysmën e detyrimit kanë vijuar ta ulin atë në fund të shtatorit 2023 krahasuar me fundin e vitit të shkuar. Kështu ky nivel ishte 44.4 miliardë lekë apo 414 milionë euro. Kjo shifër është ulur me 1.8 për qind në raport me fundin e vitit 2023.

Tendencë uljeje kanë pasur edhe detyrimet nga institucionet buxhetore të cilat shënuan në fund të shtatorit një nivel prej 4.7 miliardë lekë apo rreth 44 milionë euro. Ulja në raport me fundin e vitit të shkuar është në një nivel prej 1.65 për qind.

Ndërkohë dy grupe të tjera kanë shënuar rritje të detyrimeve të pashlyera pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Bëhet fjalë për bizneset si dhe për institucionet jobuxhetore ku bëjnë pjesë ndërmarrjet e ndriçimit të qytetit, spitale, ujësjellës.

Kështu sa i takon jo buxhetoreve borxhi i raportuar deri në fund të këtij shtatori është 18. 8 miliardë lekë apo rreth 176 milionë euro. Në raport me fundin e vitit të shkuar ky borxh rezulton me një rritje prej 3.5 për qind.

Sa i takon privatëve ku përfshihen bizneset borxhi i tyre arriti sipas të dhënave 12.1 miliardë lekë apo rreth 114 milionë euro. Kjo shifër është me rritje rreth 4 për qind në raport me fundin e vitit 2022.

Borxhet e prapambetura ndaj kompanisë publike kanë qenë në luhatje të vazhdueshme duke u ulur dhe rritur vit pas viti por prej 2018-ës dhe në vazhdim tendenca rritëse ka qenë konstante.

Teksa për familjarët OSHEE aplikoi aktmarrëveshjet një plan veprimi për shlyerjen e detyrimeve u vu në veprim edhe për ujësjellësit të cilët gjithsesi në vitin 2022 u vunë në vështirësi për shkak të krizës së energjisë dhe pesha e kësaj të fundit në shpenzimet e tyre finale ishte e lartë./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Samsung lançon modelin gjenerues të AI të krijuar për pajisjet e tij

Para

10 shprehi që ju bëjnë të pasur

Para
10 shprehi që ju bëjnë të pasur

10 shprehi që ju bëjnë të pasur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar