Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

nga Fast News
3 minutes më parë
në Ekonomi
0
Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në seminarin e Këshillit të Përgjithshëm të Bankës Qendrore Evropiane, zhvilluar më 26 nëntor në Frankfurt, ku u diskutuan lidhjet ekonomike dhe financiare të vendeve kandidate me Bashkimin Evropian dhe zonën e euros. Në takim morën pjesë guvernatorë të bankave qendrore të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe atyre potencialisht kandidate për anëtarësim. Diskutimet u përqendruan te ndikimi i goditjeve ekonomike, luhatjet e çmimeve të energjisë, pasiguritë gjeopolitike dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale.

Gjatë fjalës së tij, Sejko prezantoi përvojën e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve ekonomike dhe financiare me tregun evropian. Sipas tij, afro 75% e eksporteve shqiptare të mallrave orientohen drejt vendeve të BE-së, e cila mbetet gjithashtu burimi kryesor i investimeve të huaja direkte në vend. Ai nënvizoi edhe praninë e konsiderueshme të grupeve bankare evropiane në sistemin financiar shqiptar. Duke iu referuar përballimit të goditjeve të jashtme, Guvernatori theksoi se mbështetja te hidroenergjia për prodhimin vendas të energjisë elektrike dhe forcimi i Lekut kanë ndihmuar në zbutjen e ndikimit të krizës energjetike dhe kufizimin e inflacionit të importuar.

Sejko vlerësoi gjithashtu rolin e regjimit të lirë të kursit të këmbimit dhe kuadrit të shënjestrimit të inflacionit, të cilët i kanë dhënë Bankës së Shqipërisë hapësirën e nevojshme për të përshtatur politikën monetare me kushtet e ekonomisë vendase dhe për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.



Një tjetër çështje e diskutuar në seminar ishte pavarësia e bankave qendrore, e konsideruar thelbësore për marrjen e vendimeve mbi bazën e analizave ekonomike dhe në përputhje me mandatet e tyre institucionale. Në kuadër të vizitës në Frankfurt, Sejko mori pjesë edhe në takimin e guvernatorëve të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Piero Cipollone. Në fokus ishin zhvillimet në sistemet e pagesave, përfshirë pagesat e menjëhershme (IPSA), Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), euron digjitale dhe nismat për shlyerjen e transaksioneve financiare me vlerë të madhe.

 

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Forumi i investimeve në Tiranë, Ambasadorja e BE: Integrimi krijon tregje konkurruese

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

nga Fast News
15:07 | 26/11/2026
0

Forumi i investimeve në Tiranë, Ambasadorja e BE: Integrimi krijon tregje konkurruese

Forumi i investimeve në Tiranë, Ambasadorja e BE: Integrimi krijon tregje konkurruese

nga Fast News
13:30 | 26/11/2026
0

Ministri Hoxha fton investitorët: Ballkani Perëndimor, burim i ri i rritjes ekonomike për BE

Ministri Hoxha fton investitorët: Ballkani Perëndimor, burim i ri i rritjes ekonomike për BE

nga Fast News
12:59 | 26/11/2026
0

Kredi deri në 200 mijë euro për banesë, Ibrahimaj: Qeveria subvencionon interesat në 2027

Kredi deri në 200 mijë euro për banesë, Ibrahimaj: Qeveria subvencionon interesat në 2027

nga Fast News
11:45 | 26/11/2026
0

Recent News

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

15:07 | 26/11/2026
Forumi i investimeve në Tiranë, Ambasadorja e BE: Integrimi krijon tregje konkurruese

Forumi i investimeve në Tiranë, Ambasadorja e BE: Integrimi krijon tregje konkurruese

13:30 | 26/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora