• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Buxheti 2024/ 1.2 miliardë lekë për investime, projektet që do të financohen

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Buxheti 2024/ 1.2 miliardë lekë për investime, projektet që do të financohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Krahas kantiere të ndërtimit të hapura tashmë në infrastrukturë, qeveria parashikon që vitin e ardhshëm të celë edhe disa projekte të tjera të reja.  Dy më të rëndësishmet të planifikuara në buxhetin 2024 janë ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano dhe linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Për vitin e ardhshëm janë parashikuar rreth 1.2 miliardë euro janë investime apo 18% e totalit.

Për ndërtimin e portit janë planifikuar 400 milionë euro dhe ky projekt është listuar me financim të huaj, por burimi është i paspecifikuar.
Ndërkohë për rehabilitimin e linjës hekurudhore janë projektuar Qeveria ka vendosur në buxhet rreth 75 milionë euro, ndërsa janë 380 milionë euro si financim i huaj nga korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor, nga ku një pjesë janë grante.



Në buxhetin 2024 është parashikuar që të vijojë zgjerimi i rrugës Elbasan- qafë thanë në fazat e tjera, si dhe i rrugës Berat – Ballaban. Është vendosur sistemi i rrugës Qafa Buallit – Martanesh, si dhe rikonstruksioni i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, si dhe rehabilitimi i segmentit të vjetër rrugor Fier – Vlorë.

Ndërkohë ujësjellës kanalizimet marrin gjithashtu një angazhim të rëndësishëm në këtë buxhet me 85 milion euro për vijimin e reformave.

Tre sektorët prioritarë arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja do kenë gjithashtu më shumë investime. Synohet zhvillimi i infrastrukturës shkollore në arsimin parashkollor dhe të mesëm. Qendrat rajonale spitalore do i nënshtrohen një procesi rikonstruksioni dhe sistemi me pajisje të reja mjekësore.

Ndërkohë tek mbrojtja do financohen një sërë projektesh duke filluar nga përmirësimi i kushteve të akomodimit në Bizë, tek blerja e dronëve ushtarakë, kompletimi me sisteme radar dhe mjete të reja transporti. Një vëmendje të shtuar do marrë arsimi ushtarak me rikonstruksione godinash.

Tek projektet me financim të huaj KFW dhe bankat europiane do japin grante dhe kredi për projektin Transporti i gjelbër në Tiranë në vlerën 90 milionë euro. 50 milionë euro kredi për programin Porta e Alpeve nga banka europiane e investimeve, 50 milionë euro për programin Deti Blu nga Banka Botërore. AKSHI merr rreth 40 milionë euro për ndërtimin e laboratorëve SMART në shkolla nga bankat europiane ku 60% janë grante, ndërsa pjesa tjetër kredi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kritikat e investitorëve amerikanë: Ja problemet që duhet të zgjidhë qeveria

Para

Si të kërkoni rritje page?

Para
Si të kërkoni rritje page?

Si të kërkoni rritje page?

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar