Rënia e eksporteve është thelluar më tej në shtator, duke vijuar trendin dis amujor tashmë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, muajin e kaluar, eksportet e mallrave arritën vlerën 34 miliardë lekëve, duke u ulur me -12,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa si nëntëmujor, eksportet arritën vlerën 333 miliardë lekëve, me rënie -9,0 % krahasuar me një vit më parë. Në këtë ecuri negative të eksporteve shqiptare poo ndikojnë zhvlerësimi i euros dhe rënien e ëmimeve në tregjet ndërkombëtare.
INSTAT konstaton se kontributin kryesor në uljen e eksporteve e kanë dhënë grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -2,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,7 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,02 pikë përqindje.
Ndërsa si nëntëmujor, grupet që kanë ndikuar negativisht janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -7,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,9 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje.