Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mbyllet Samiti/ 6 mld euro “në lojë”, Von der Leyen e prerë: Nuk ka fonde pa reforma

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Mbyllet Samiti/ 6 mld euro “në lojë”,  Von der Leyen e prerë: Nuk ka fonde pa reforma
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën përmbyllëse të Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tregoi rrugën që duhet të ndjekin vendet e Ballkanit Perendimor për t’u anëtarësuar në BE.

Ajo vlerësoi Shqipërinë për organizimin duke u shprehur se ka zhgënjyer ata që shpreheshin se ishte e vështirë t’i besoheshin vendit tonë punimet e Samitit.

Shefja e KE-së më tej bëri me dije se ajo çka u diskutua mes liderëve të unionit dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Samit, ishte plani i ri për zgjerimin që lidhet fort me shkrirjen e ekonomisë së BE-së me atë të rajonit.

Sipas Von der Leyen kjo duhet të nisë me hapjen e tregjeve të vendeve të rajonit përkundrejt njëra-tjetrës, çka do të rriste GDP e Ballkanit Perëndimor me 10%.

“Pavarësisht këtij optimizmi mbetet shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave të BE. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Duhet të afrojmë ekonomitë tona dhe të nxitojmë reformat për zgjerimin. Plani i ri ka potencialin e zgjerimit të ekonomisë së Ballkanit. Pika e parë e planit është të fusim Ballkanin në tregun e përbashkët. Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë tregun e përbashkët rajonal, që do të rriste GPB e tyre me 10%. Duhet që vendet e Ballkanit Perëndimor të hapen fillimisht ndaj njëri-tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë”, deklaroi Von der Leyen.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Presidentja e KE u kujdes që të vendoste një vijë të kuqe për vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket mënyrës si do të thithin investimet dhe përfitojnë nga fondi prej 6 miliardë euro i Bashkimit Europian.

“Pika e tretë është financimi. Financimi është i rëndësishëm dhe do të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër anëtarësimit dhe do ta bëjë Ballkanin Perëndimor më atraktiv për investitorët europianë. Ekonomitë e Ballkanit Perendimor janë sa 35% e mesatares së BE-së. Pika e katër e planit është se nëse reformat kryhen si duhet atyre do t’u bashkëngjitet një paketë prej 6 miliardë euro investime, të financuara nga Fondi Europian. Ka funksionuar mirë në Europë deri tani dhe besoj se do të funksionojë po aq mirë edhe në Ballkan. Nëse kryeni reformat dhe avanconi do të lirohen fondet”, u shpreh ajo.

Deklaratat e Presidentes së KE-së u bënë pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt sot në Tiranë. Ky ishte takimi i parë që u zhvillua jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Samiti përfshiu përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës të rëndësishëm ishin presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ishte vendi që filloi Procesin e Berlinit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Apeli i Bankës Botërore: Integrimi europian, zgjidhje për problemet ekonomike të vendeve të Ballkanit Perendimor

Para

Ferrari mund të blihet edhe me bitcoin. Kompania pranon pagesat me kriptomonedha

Para
Ferrari mund të blihet edhe me bitcoin. Kompania pranon pagesat me kriptomonedha

Ferrari mund të blihet edhe me bitcoin. Kompania pranon pagesat me kriptomonedha

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

nga Fast News
18:47 | 25/02/2026
0

Hapen aplikimet për plazhet private, ja ku do të lejohen

Hapen aplikimet për plazhet private, ja ku do të lejohen

nga Fast News
18:33 | 25/02/2026
0

6 gjërat që njerëzit inteligjentë s’i tolerojnë

6 gjërat që njerëzit inteligjentë s’i tolerojnë

nga Fast News
09:30 | 25/02/2026
0

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
09:18 | 25/02/2026
0

Recent News

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

18:47 | 25/02/2026
Hapen aplikimet për plazhet private, ja ku do të lejohen

Hapen aplikimet për plazhet private, ja ku do të lejohen

18:33 | 25/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora