“Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog”. Është kjo përgjigjia e ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj në studion e Mirela Milorit në ABC Neës, i pyetur për mudnësinë e dialogut në këtë situatë politike. Sipas tij nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën se do Lulzim Basha, por kur të duan shqiptarët.
“Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog. Po t’i kthehmi Bashës me akuza të bazuara në dokumennta, Bashaa nuk duhet të ishte asgjëkund. Nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën. Duke folur krimi, droga, i bën krim partisë së vet do gjunjëzojë një popull me dhunë, nuk bën vaki, nuk ikën Rama se do Lul Basha. Kryeministri ynë i ka ftuar nuk i ka fyer as njërin as tjetrin, Basha vetëm akuza dh fyerje. Kryeministri ka bërë debat dhe ironi politike, ama është lutur për dialog dhe lutje të sinqerta madje dhe direkt tha jam gati të dialogoj për të ardhmen e vendit. Në 18 tetor është Këshilli I Ministrave Evropianë do kënaqet, apo do hidhërohet Basha? Të kontribuojë që situata të kthehet në normalitet”.
Meritën që zgjedhjet e 30 qershorit shkuan paqësisht, ish ministri i Finacave Arben Ahmetaj ia faturon ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila bëri që bëri që opozita të tërhiqej nga dhuna, e cila do të kishte pasoja në të gjithë vendin.
“Më vjen mirë që 30 qershori kaloi mirë, falenderoj dhe ambasadën e SHBA që bëri që opozita të tërhiqej nga dhuna e cila do kishte reaksion zinxhir për gjithë vendin.
PD është kërcënuar nga SHBA që të quhet organizatë e dhunshme në atë logjikë nuk ëhstë thjesht presion që nga dalja e sistemit dhe sekuestrim asetesh deri në vendet ku SHBA kanë marrëveshje, përfshi Hollandën. 30 qershori shkoi qetësisht, shqiptarët dolën dhe votuan”.
Ndërsa videon e nxjerrë Partia Demokratike ku tregohet komisioneri duke votuar, Ahmetaj e konsideron qesharake, pasi është detyra e komisionerit të votojë në vendin ku kryen detyrën.
Milori: Ka akuza nga PD se KQZ ka shtuar votat?
Ahmetaj: “Po i referohem videos qesharake, në bazë të nenit 58 të kodit zgjedhor komisioneri ka të drejtë të votojë atje ku kryen detyrën. Çfarë bën ai? Shkon dhe hedh votën e tij në bazë të nenit 58”.
Lidhur me protestën e së hënës të opozitës, deputeti socialist shprehet se PD është në korsi të gabuar dhe dalja jashtë sistemit e saj ëhstë gabim fatal për një aprti me traditë politike të plotë.
“Gjithë reagimi që bën PD është konseguencë e gabimit fatal që ka bërë duke dalë në rrugë, ka përdorur molotov, kërcënoi shqiptarët me dhunë. Nëse nuk njeh zgjedhjet është e drejta jote, nëse nuk merr pjesë në zgjedhje është e drejta jote, por në këndëvështrimin tim bën gafë të rëndë. Unë mendoj që është në korsi të gabuar, dalja jashtë sistemit e një partie shumë të rëndësishme me traditë politike të plotë. Ajo që po bën PD është gabim fatal dhe nuk meritojnë ata që kanë votuar PD-në dhe shqiptarët këtë sjellje”.
Pozicionin e Presidentit e shikon të shfaqur me dekret, që në këndvështrimin e Ahmetajt është antikushtetues.
“Presidenti ka një pozicion të shfaqur me dekret. Në këndvështrimin tim është antikushtetues në një kohë aspak të kalkuluar politikisht, por në një kohë kaotike. Presidenti ka bërë një veprim politik aspak të duhur”.
I pyetur nëse do votojë për shkarkimin e Metës ai thotë: “Do votoj për komisionin dhe nëse komisioni vërteton shkeje të kushtetutës patjetër që do votoj”. /abcnews.al