• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Më i shtrenjti i viteve të fundit, samiti i Procesit të Berlinit i kushton Shqipërisë rreth 1.1 milionë euro

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Më i shtrenjti i viteve të fundit, samiti i Procesit të Berlinit i kushton Shqipërisë rreth 1.1 milionë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i Berlinit në Tiranë, një ngjarje e madhe e politikës për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian, është festë, sigurisht prestigj, por na kushton.

Samiti i 16 tetorit bashkë me organizimet paraprirëse në kuadër të tij i kanë kushtuar Shqipërisë 112 milionë lekë apo rreth 1.1 milionë euro. Konkretisht, 61 milionë lekë të akorduara në muajin shkurt shkuan kryesisht për Ministerialin dhe Forumin Ekonomik, ndërsa 51 milionë i janë dedikuar vetëm ngjarjes të së hënës, që vjen në ambientet e reja të Piramidës.

Vendimet e publikuara në Fletoren Zyrtare tregojnë se paratë për këto shpenzime do të merren nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve janë për infrastrukturën e dedikuar, si pritëse ashtu edhe akomoduese të liderëve. Gjithashtu, një pjesë e parave shkojnë për sigurinë dhe ushqimet që do u shërbehen të ftuarve jo të zakonshëm.

Të paktën në pesë vitet e fundit, Samiti i Procesit të Berlinit është organizimi shtetëror me shpenzimet më të larta, ndjekur nga Samiti i Diasporës në vitin 2019, ai i Bashkimit Europian vitin e shkuar dhe Samiti Digjital në vitin 2020.

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se vitin e shkuar janë shpenzuar më shumë para nga Fondi Rezervë për organizime të ngjashme, në vlerën e 112.1 milionë lekëve. Gjatë vitit 2021 u shpenzuan 98.5 milionë lekë, në 2020, 85.3 milionë.

Sipas agjendës, mbërritja e liderëve do të jetë rreth orës 11:00 të së hënës, për t’u përmbyllur pasdite me konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama, Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen./ A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Moody’s rikonfirmon vlerësimin “B1 – me perspektivë të qëndrueshme” për Shqipërinë

Para

Zbardhen shembujt e Ministrisë së Financave për taksën e re te ndërtesat; Nga 2026 për shtëpitë do paguhet 50% më shumë taksë, për dyqanet deri 25%

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar