Korriku ka qenë muaji me numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë vitit 2023. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas DPSHTRR-së, bazuar në statistikat më të fundit për sa i përket regjistrimit të mjeteve në Shqipëri, rezulton për periudhën Janar-Korrik 2023 kanë qenë si më poshtë:
- 7,985 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë muajit Korrik, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit!
- 42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019.
- 874 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021.
- 6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021.
Sipas njoftimit shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Korrik 2023 janë:
- Itali 23%
- Gjermani 21%
- Zvicër 10%
- Korea e Jugut 7%
- SHBA 5%
- Kina 4.9%
Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Korrik 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse ndërsa 3,376 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi.
DPSHTRR bën thirrje për kujdes më të lartë pasi flota e mjeteve është gjithnjë e në rritje, sidomos gjatë sezonit veror me fluks të shtuar nga ardhja e emigrantëve, gjithnjë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi!