• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Taksimi i pronës, ja sa do të paguhet për shtëpitë e dyta

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Taksimi i pronës, ja sa do të paguhet për shtëpitë e dyta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji “Për taksën e pasurisë së paluajtshme”, që qeveria ka nxjerrë për konsultim publik, parashikon taksimin edhe të shtëpive të dyta, por sipas një formule të re. Sipas draftit, do të ketë taksim të diferencuar për individët që kanë një banesë dhe ata që zotërojnë më shumë se një të tillë.

Ministria e Financave propozon që të aplikohen zbritje për banesën e parë, që nënkupton banesën ku rezidenti jeton. Kjo zbritje është parashikuar deri në 50% të vlerës së banesës, por jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.

Ky prag për Tiranën është jo më shumë se 4.5 milionë lekë, për një kategori të dytë bashkish jo më shumë se 3 milionë lekë, për kategorinë e tretë të bashkive që janë edhe më të vogla 1.5 milionë lekë. Pragu për kategorinë katër 750 mijë lekë.

“Zbritja për banesën e parë zbatohet për banesën e parë të individit. Zbritja është e barabartë me 50% (pesëdhjetë për qind) të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji apo pragu maksimal i vendosur nga Këshilli Bashkiak në përputhje me pikën 4 të këtij neni.

Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar.

Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë njësi rezidenciale, ka te drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm një prej këtyre njësive të ndërtesave, pa marrë parasysh faktin që njësitë e ndërtesave mund të ndodhen në Bashki të ndryshme

Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % (njëzete për qind), përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes së përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji. Vendimi miratohet jo më vonë se data 30 nëntor e vitit para vitit tatimor dhe i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga dita e miratimit te tij.

Rregullat dhe procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij neni përcaktohen në rregulloren që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 15 të këtij ligji” thuhet në projektligj.

Nëpërmjet këtij drafti, pritet të rriten të ardhurat për pushtetin vendor nga taksimi i pronave. Pritshmëritë janë që ato të arrijnë deri në 0,7 – 1 % të PBB-së.

Etiketa: aktualitet
Pas

Koncepti 2000-vjeçar kinez që mund t’ju bëjë të suksesshëm

Para

Luhatjet e kursit/ Banka e Shqipërisë ndërhyn në treg, do të blejë 80 milionë euro më shumë

Para
Luhatjet e kursit/ Banka e Shqipërisë ndërhyn në treg, do të blejë 80 milionë euro më shumë

Luhatjet e kursit/ Banka e Shqipërisë ndërhyn në treg, do të blejë 80 milionë euro më shumë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

nga Fast News
10:41 | 03/11/2025
0

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

nga Fast News
09:59 | 03/11/2025
0

Recent News

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

11:30 | 03/11/2025
Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

10:56 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar