Ditën e sotme ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve për sherrin mes dy grupeve rivale në Kavajë që shkaktoi 1 të vdekur dhe 5 të plagosur, ndërkohë policia ka shpallur një person tjetër në kërkim.
Pas arrestimit, personat e përfshirë në vrasje kanë dëshmuar për sherrin e ndodhur mesditën e djeshme.
31-vjeçari Marjus Aliu ka dëshmuar se kishin shkuar për të sqaruar një debat të mëparshëm për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por grupi tjetër i kishte sharë sërish.
Po kush janë të arrestuarit lidhur me përplasjen e ndodhur në Kavajë dhe akuzat që rëndojnë mbi ta?
I pari i arrestuar: Marjus Aliu 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”
- Ardian Dedej 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
- Eraldo Hyka 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
- Qazim Merkaj 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
- Agron Kollçaku 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërsa në kërkim është shpallur 33-vjeçari Denis Aliu, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kavajë
Policia e Kavajës arreston në flagrancë 5 persona, si dhe shpall në kërkim një tjetër në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqese në Kavajë, pas një konfikti per motive te dobeta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posacëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje. U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe konkretisht:
– M.A., 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
– A.D., 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbeturr në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
– E.H., 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
– Q.M., 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
– A. K., 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Gjithashtu u be shpallja ne kerkim e shtetasit D.A., 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, te cilat jane perdorur nga autoret e dyshuar, aparate celular, fisheke luftarak si dhe nje sere provash te tjera, te cilat jane derguar per ekzaminim te metejshem laboratorik.
Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit E.H., A.D. dhe Q.M. janë konfliktuar me shtetasit M.A. dhe D.A., konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi R.H., 52 vjeç banues ne Kavaje, si dhe janë plagosur shtetasit A.D., E.H., A.A., S. M. dhe M.A., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet hetimore dhe proceduriale me grumbullime për grumbullimin e infoirmacioneve dhe provave të tjera.
Materialet hetimore ne lidhje me kete ngjarje ju kaluan Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje per hetime te metejshme.
Ditën e djeshme, lufta mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm. Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë. Viktima është Ramazan Alliu, ndërsa dy autorët janë dy vëllezër, Eraldo dhe Eljo Hyka.