Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Legalizimi i kanabisit mjekësor, ja si do të funksionojë skema

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Legalizimi i kanabisit mjekësor, ja si do të funksionojë skema
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të lejojë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit vendimin, që parashikon edhe detajet sesi do të bëhet legalizimi i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Vendimi parashikon kushte të rrepta kontrolli. Për të drejtuar dhe kontrolluar procesin, ligji parashikon krijimin e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it.

Kjo agjenci do të jetë me statusin e personit juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe do të ketë si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe të prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore e industriale dhe monitorimin e zbatimit të këtij ligji.

Agjencia do të ketë selinë ne Tiranë dhe do ta shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Burimet e financimit të Agjencisë do të jenë të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e saj. Kjo agjenci do të ketë stemë, logo dhe vulë zyrtare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pranë Agjencisë do të krijohet dhe funksionojë Komisioni i Licencave, që do të ketë në përbërje 7 anëtarë nga të cilët 3 janë përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, 1 nga ministria e Brendshme, 2 nga ministria e Bujqësisë dhe 1 përfaqësues nga ministria e Financave dhe Ekonomisë.  (tabela 1)

Në Agjenci do të ngrihen dhe funksionojnë dy njësi të specializuara mbikëqyrje; njëra për kanabisin mjekësor e tjetra për kanabisin industrial.

Licenca do të jepet për një ose disa veprimtari, për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Për të përfituar licencën duhet që konkurruesit të kenë një eksperiencë së paku 3 vjeçare në këtë fushë, të kenë kapital të shoqërisë jo më të vogël se 100 milionë lekë etj.

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it krijohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në total, sipërfaqja që parashikohet që të kultivohet në rang vendi do të jetë 200 hektarë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Orët para celularit përshpejtojnë plakjen

Para

Një gjë nuk duhet ta listoni në rezymenë tuaj

Para
Një gjë nuk duhet ta listoni në rezymenë tuaj

Një gjë nuk duhet ta listoni në rezymenë tuaj

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

nga Fast News
21:17 | 24/09/2026
0

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

nga Fast News
09:00 | 24/09/2026
0

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

nga Fast News
08:30 | 24/09/2026
0

Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

nga Fast News
08:00 | 24/09/2026
0

Recent News

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

21:17 | 24/09/2026
Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

09:00 | 24/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora