• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

2023-shi nis mbrapsht/ Qeveria dhe bashkitë shtojnë borxhet ndaj biznesit dhe qytetarëve

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
2023-shi nis mbrapsht/ Qeveria dhe bashkitë shtojnë borxhet ndaj biznesit dhe qytetarëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shton borxhet ndaj biznesit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në tremujorin e parë të këtij viti, detyrimet e papaguara të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj palëve të treta u rritën me rreth 565 milionë lekë. Në total, stoku i borxhit arriti në fund të muajit mars të këtij viti në rreth 12.8 miliardë lekë, nga rreth 12.2 miliardë lekë që ishte në fund të vitit të kaluar.

Peshën më të madhe të stokut e mban qeveria qendrore me rreth 6.7 miliardë lekë. Ndërsa borxhi i qeverisë vendore ka pësuar një rritje të lehtë, duke u regjistruar në  6 miliardë lekë në fund të muajit mars. Së fundmi ndaj pushtetit vendor është ndërmarrë një iniciativë ligjore e cila i detyron bashkitë që fondet e trashëguara nga një vit më parë t’i përdorin për të shlyer detyrimet e prapambetura.





Borxhet më të mëdha i takojnë zërit të investime, ku bëhet fjalë për projekte të punëve publike për të cilat ende nuk janë bërë pagesat ndaj kompanive dhe që detyrimet arrijnë në vlerën e 4.43 miliardë lekë, ku peshën më të madhe e mbajnë bashkitë.

Në vendin e dytë për nga pesha që zënë në stokun total të detyrimeve të prapambetura renditen vendimet gjyqësore, të cilat regjistrohen në 3.5 miliardë lekë dhe kanë të bëjnë kryesisht me largime të padrejta nga puna në administratën publike apo çështje të hapura kundrejt shtetit shqiptar. Në këtë zë, qeveria qendrore zë hapësirën më të madhe.

Në tërësi, zëri kryesor që ka pësuar rritje krahasuar me fundin e vitit 2022 është ai i investimeve, ndërsa detyrimet për vendimet gjyqësore kanë ardhur në ulje. Në shifra të ulëta renditen zëra të tjerë, si shërbime, mirëmbajtje, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore, etj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Fluturojnë biletat vajtje-ardhje të avionëve në gusht nga Rinasi, më e lira 150 euro, arrijnë deri në 450 euro

Para

Nafta pa akcizë, fermerët kanë afat deri më 31 dhjetor për ta tërhequr

Para
Nafta pa akcizë, fermerët kanë afat deri më 31 dhjetor për ta tërhequr

Nafta pa akcizë, fermerët kanë afat deri më 31 dhjetor për ta tërhequr

Të Gjitha

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

nga Fast News
17:10 | 08/07/2025
0

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
17:05 | 08/07/2025
0

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

nga Fast News
16:57 | 08/07/2025
0

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Recent News

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

17:10 | 08/07/2025
Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

17:05 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar