• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

31 maji, afati i fundit për deklarimin e llogarive të dyshimta nga bankat

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
31 maji, afati i fundit për deklarimin e llogarive të dyshimta nga bankat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

31 maj 2023 është afati i fundit i raportimit pranë tatimeve nga institucionet financiare për llogaritë e konsideruara si të raportueshme.  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton institucionet financiare shqiptare detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare”.

Duke filluar nga 11.03.2020, kur hyri në fuqi ky Ligj, të gjitha Institucionet Financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruara të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij Ligji (raportimi pranë DPT për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard)

Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, autoritet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit (AEOI). CRS për AEOI kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive të cilët janë rezidentë të shteteve të tjera.

Një informacioni i tillë duhet të transmetohet “automatikisht” për çdo vit. Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh të dhënat nga institucionet financiare dhe e shkëmben atë automatikisht me 130 vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes. Mosdorëzimi në afat i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar, ndëshkohet me 10 mijë lekë gjobë.



Etiketa: aktualitet
Pas

Rënia e importit të ushqimeve zbulon emigracionin e lartë dhe dobësitë në konsum

Para

Momenti më i mirë për t’u larguar nga një punë…

Para
Momenti më i mirë për t’u larguar nga një punë…

Momenti më i mirë për t’u larguar nga një punë…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

nga Fast News
10:30 | 12/12/2025
0

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

nga Fast News
10:00 | 12/12/2025
0

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

nga Fast News
09:35 | 12/12/2025
0

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

nga Fast News
09:26 | 12/12/2025
0

Recent News

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

10:30 | 12/12/2025
Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

10:00 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar