• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ligji i ri për migracionin në Gjermani, mbi 50 mijë punëtorë në vit nga Ballkani Perëndimor

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Ligji i ri për migracionin në Gjermani, mbi 50 mijë punëtorë në vit nga Ballkani Perëndimor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimi i një pune në Gjermani do të bëhet më i lehtë për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Një projektligj i ri që synon t’i japë fund mungesës së fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Europës, parashikon ndër të tjera dyfshimin e kontigjentit nga Ballkanin Perëndimor, nga 25 mijë dhe 50 mijë punëtorë që do të lejohen të vijnë çdo vit. Reforma lehtëson pengesat kryesore për emigrantët nga jashtë vendeve të BE-së.

Ministri i Punës, Hubertus Heil, tha në një  konferencë për shtyp në Berlin se kontingjenti nga Ballkani Perëndimor do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në 50 mijë vetë në vit.





“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Punës, Hubertus Hei.

Në këtë projektligj, parashikohen tri rrugë përmes të cilave shtetasit  e huaj mund të punojnë në Gjermani.

E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të pranuar në Gjermani, si dhe një kontratë pune.

E dyta, të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.

E treta, që është edhe risia kryesore, ka të bëjë me atë që është cilësuar si “karta e mundësisë” . Ajo u jep shansin e individëve që nuk kanë përvojë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. Bazohet në një sistem pikash që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

“Me këtë nismë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit. Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur”, deklaroi Ministri i Financave Christian Lindner.

Sipas ministrisë, numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 arriti në një nivel rekord prej afër 2 milionësh. Një raport i publikuar më herët pretendon se deri në vitin 2025, Gjermania do të ketë mungesë të më shumë se 7 milionë të fuqisë punëtore.

Pas

Ekonomia u rrit me 4.84% në 2022. Udhëheq ndërtimi, bujqësia me rënie

Para

8 hapa për rritjen e kompanisë tuaj

Para
8 hapa për rritjen e kompanisë tuaj

8 hapa për rritjen e kompanisë tuaj

Të Gjitha

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

nga Fast News
09:30 | 05/06/2025
0

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

nga Fast News
09:00 | 05/06/2025
0

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

nga Fast News
08:35 | 05/06/2025
0

Recent News

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

10:00 | 05/06/2025
KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

09:30 | 05/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar