TikToku po vendos një kufi ditor për kohën përpara ekranit. Kështu përdoruesit që janë nën 18 vjeç mund t’i vendoset opsioni për të mos qëndruar më shumë se 60 minuta.
Nëse të rinjtë e arrijnë limitin, ata do të duhet të fusin një kod për të vazhduar përdorimin e aplikacionit brenda 24 orëve.
Por ata do të munden të heqin dorë nga masa e re, për të cilën TikToku thotë se do të zbatohet “në javët e ardhshme”.
Aplikacioni i shpërndarjes së videove po prezanton masën e re për t’i ndihmuar njerëzit “të qëndrojnë nën kontroll” gjatë përdorimit.
TikToku ka thënë se limiti i ri vjen pas nxitjes së vitit të kaluar për të inkurajuar adoleshentët të menaxhonin kohën që kalonin para ekranit.