• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Përdorim më shumë internet, shtohet rreziku nga sulmet kibernetike

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Teknologji
0
Përdorim më shumë internet, shtohet rreziku nga sulmet kibernetike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga dërgimi e marrja e e-maileve te thirrjet dhe videotelefonatat me të afërmit jashtë vendit, pak orë për të lexuar lajme dhe disa minuta për blejë “online”, kryesisht të rrobave dhe produkteve shtëpiake. Kështu e përdorën internetin shqiptarët vitin e shkuar.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 2022-shit, patën qasje në internet 96.5 për qind e familjeve shqiptare nga 88.3 për qind gjatë 2021-shit, duke shënuar kështu një rritje me 8.2 për qind.





“Normalisht, tani duke qenë se janë shtuar shumë rrjetet sociale apo emigrimi është rritur… një formë komunikimi është ai me anë të rrjeteve sociale. Ndaj kemi edhe shtim të përdorimit të internetit”, tha eksperti IT, Shahin Dokuzi.

Sipas të dhënave të INSTAT, thuajse të gjithë shqiptarët e përdorën internetin në aparate celulare. Ndërkohë vetëm 23.5 për qind e përdorën internetin në laptop, rreth 13 për qind në tablet dhe 20.3 për qind në kompjuter desktop.

Ekspertët të fushës ndërkohë paralajmërojnë se me shtimin e përdorimit të internetit rritet edhe rreziku i prekjes nga sulme kibernetike.

“Normalisht, sa më shumë hapemi në internet, aq më shumë ekspozohemi edhe ndaj sulmeve. Kujdes i shtuar duhet të tregohet te fëmijët pasi janë më vulnerabël”, u shpreh eksperti.

Ndaj edukimi mund të jetë njëra mënyrë për t’u mbrojtur në internet. “Duhen edhe më shumë orë mësimore për edukimin e nxënësve drejt TIK me qëllim edukimin sa më të mirë të tyre në këtë fushë”, theksoi ai.

Sipas Institutit të Statistikave, grupmosha 25 deri në 34 vjeç përbën pjesën më të madhe të përdoruesve të internetit, ndjekur nga ata 16 deri në 24 vjeç. Vitin e shkuar hynë më pak në internet të moshuarit nga 65 deri në 74 vjeç, duke përbërë vetëm 6.5 për qind të përdoruesve.

Pas

Rikthehen bastet “online”/ Ligji i ri, sa do të jetë tatimi për kompanitë dhe lojtarët?

Para

Bordi rrit çmimet e karburanteve, në bursa nafta në rënie

Para
Bordi rrit çmimet e karburanteve, në bursa nafta në rënie

Bordi rrit çmimet e karburanteve, në bursa nafta në rënie

Të Gjitha

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

nga Fast News
10:00 | 29/07/2025
0

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

nga Fast News
09:30 | 29/07/2025
0

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

nga Fast News
08:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

10:30 | 29/07/2025
Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

10:00 | 29/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar