David Green, themeluesi kompanisë njoftoi një muaj më parë se po hiqte dorë nga kompania e tij, teksa sipas tij besimi kristian i ka dhënë suksesin dhe ka ndikuar në vendimin e fundit.
Sipas revistës Forbes themeluesi grupit Hobby Lobby zotëron $14 miliardë, me biznesin e ngritur prej vitit 1970, me dyqanin e parë në Oklahoma City.
“Paraja ka tendencë të nxjerrë në pah makutërinë, xhelozinë dhe më të keqen te njerëzit”, ka thënë themeluesi grupit të njohur të marketeve amerikane Hobby Lobby duke shtuar se pasuria nuk është ashtu siç mendohet nga shumë njerëz, prandaj po heq dorë nga kompania e tij. “Unë si pronar kam të drejta dhe përgjegjësi, përfshi dhe shitjen e kompanisë dhe ruajtjen e të ardhurave për vete dhe familjen”, shpjegonte Green sipas mediave.
“Teksa kompania rritej, kjo ide më shqetësonte gjithnjë e më shumë. Avokatët më këshillonin të kaloja pronësinë te fëmijët apo nipërit por nuk më dukej e drejtë të ndryshoja ose të kushtëzoja të ardhmen e fëmijëve që nuk kanë lindur ende, dhe kuptova se duhet të hiqja dorë nga pronësia”, tha ai.
50 vjet më vonë ata kanë 970 vendndodhje në të gjithë SHBA.
Hobby Lobby ka një reputacion për pagesa të mira dhe avantazhe bujare ndaj të punësuarve, ndërsa qëndrojnë mbyllur të dielave për të respektuar detyrimet fetare kristiane.
Në lidhje me vendimin, Green shton, “Pasuria në shumë raste mund të jetë një mallkim, nëse e mendon mirë është e tillë sa i përket martesës, fëmijëve dhe gjërave të kësaj natyre”.
Pronari i Hobby Lobby thotë se kishte zgjedhur Zotin, në vend të kompanisë së tij”.
Mediat spekulojnë se një arsye tjetër e vendimit mund të jetë një faturë e rëndë taksash. Edhe pse David Green thotë se është i shqetësuar për mirëqenien e familjes dhe marrëdhënien e tij me Zotin. /usatoday