• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pas katër muaji rënie, rikthehet besimi tek ekonomia

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Pas katër muaji rënie, rikthehet besimi tek ekonomia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas katër muaji rënie, agjentët ekonomikë kanë fituar besim tek ekonomia. Banka e Shqipërisë konstaton se Treguesi I Ndjesisë Ekonomike, që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve u rrit me 2 pikë në muajin nëntor dhe aktualisht qëndron 2.3 pikë mbi mesataren afatgjatë. Përmirësimi i këtij treguesi u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve.

Gjithashtu, përmirësimi i besimit konsumator dhe atij në sektorin e tregtisë ndikuan pozitivisht rritjen, megjithëse në një masë më të vogël. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e industrisë regjistroi rënie në muajin nëntor.





Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje me 5.8 pikë përqindje në muajin nëntor. Ky zhvillim u përcaktua nga vlerësime më optimiste për porositë aktuale në ndërtim, si dhe për punësimin në të ardhmen.

Vlerësimi për aktivitetin aktual në sektorin e ndërtimit regjistroi gjithashtu rritje, por në një masë më të vogël se komponentët e tjetër. Rritje të lehtë kanë pësuar dhe pritjet për çmimet në të ardhmen.

Treguesi i besimit në shërbime shënoi një kthesë pozitive, duke u rritur me 3.2 pikë përqindje në muajin nëntor, pasi kishte shënuar rënie gjatë katër muajve paraardhës. Rritja u ndikuar nga vlerësime pozitive, si për ecurinë aktuale të biznesit ashtu edhe për nivelin e kërkesës.

Vlerësimet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e punësimit nuk kanë ndryshime të ndjeshme nga muaji i kaluar. Por, pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen regjistruan rënie.

Treguesi i besimit në tregti shënoi rritje të lehtë me 0.5 pikë përqindje. Bizneset e tregtisë vlerësuan më pozitivisht ecurinë aktuale të biznesit të tyre, si dhe presin rritje të lehtë të punësimit. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar në rënie.

Treguesi i besimit konsumator rezultoi me rritje të lehtë në muajin nëntor, duke reflektuar përmirësime të vogla në të katër komponentët përbërës: pritjet për situatën ekonomike e financiare si dhe vlerësimi për blerjet në shuma të mëdha, si në periudhën aktuale ashtu edhe në të ardhmen.

Pritjet për papunësinë dhe nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë këtë muaj.

I vetmi sektor që shënoi rënie në treguesin e besimit ishte ai prodhues. Treguesi i besimit të industrisë ra me 3.8 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar si nga vlerësimet më pesimiste për prodhimin aktual ashtu edhe nga vlerësimet në rënie për kontratat porositëse.

Ndërkohë, pritjet e bizneseve për prodhimin në të ardhmen regjistruan një rritje të lehtë. Edhe në industri pritjet për çmimet janë në rënie këtë muaj.

Pas

BE zbret në Tiranë, Ballkani i përket Europës

Para

A mund ta padisni ish-punëdhënësin tuaj?

Para
A mund ta padisni ish-punëdhënësin tuaj?

A mund ta padisni ish-punëdhënësin tuaj?

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar