• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

AKEP miraton bashkimin e Albtelecom me ONE

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
AKEP miraton bashkimin e Albtelecom me ONE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duke filluar nga 1 janari I vitit te ardhshëm, kompanitë e telefonisë One dhe Albtelecom mund të bahskohen. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka hapur rrugë bashkimit mes operatorëve.

Këshilli Drejtues pranoi kërkesën e paraqitur nga dy operatorët për miratimin e transferimit të të drejtave të përdorimit të frekuencave të dhëna sipas regjimit të autorizimit individual dhe regjimit të autorizimit të përgjithshëm si dhe për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve të caktuara në aktet rregullatore të nxjerra nga AKEP nga sipërmarrësi Albtelecom te sipërmarrësi One Telecommunications.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kompania më e vjetër e telekomunikacioneve në vend, Albtelecom do të shkrihet edhe të gjitha shërbimet fikse dhe të lëvizshme të komunikimit pas bashkimit të shoqërive do të ofrohen nën emrin dhe markën ONE.

Megjithëse ligjërisht të drejtat e përdorimit të Albtelecom i kalojnë ONE prej datës 1 janar 2023, vendimi i AKEP do të hyjë në fuqi në përfundim të procesit ligjor të bashkimit me përthithje dhe pas pasqyrimit të ndryshimeve përkatëse në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Bashkimi mes Albtelecom dhe ONE do të ketë një ndikim të rëndësishëm sidomos në tregun e komunikimeve celulare, duke e ulur numrin e përgjithshëm të operatorëve nga tre në dy. Ky do të jetë numri më i ulët i operatorëve në tregun celular qysh prej vitit 2008, kur nisi aktivitetin operatorit i tretë celular, Eagle Mobile.



Pas

Çmimet e reja të karburanteve, ja sa shitet nafta dhe benzina

Para

Edi Rama në Beograd për sigurinë energjetike

Para
Edi Rama në Beograd për sigurinë energjetike

Edi Rama në Beograd për sigurinë energjetike

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqiptarët me smartphone, 99.9%  e tyre hyjnë në internet nga celulari

Shqiptarët me smartphone, 99.9% e tyre hyjnë në internet nga celulari

nga Fast News
15:05 | 12/12/2025
0

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

nga Fast News
14:48 | 12/12/2025
0

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

nga Fast News
10:30 | 12/12/2025
0

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

nga Fast News
10:00 | 12/12/2025
0

Recent News

Shqiptarët me smartphone, 99.9%  e tyre hyjnë në internet nga celulari

Shqiptarët me smartphone, 99.9% e tyre hyjnë në internet nga celulari

15:05 | 12/12/2025
Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

14:48 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar