• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tregtia me Maqedoninë e Veriut, mallrat shqiptare me humbje

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Tregtia me Maqedoninë e Veriut, mallrat shqiptare me humbje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po humb tregjet maqedonase. Nga viti në vit, sasia e produkteve vendase të eksportuara drejt fqinjit lindor po tkurret.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga mbi 500 mijë tonë mallra të shitura në Maqedoninë e Veriut në 2017-n në harkun e muajve janar-shtator, sasia ra në 425 mijë tonë në po të njëjtin hark kohor të 2021-shit e pak më shumë se 420 mijë tonë këtë vit.





Ndonëse në shifra “anemike” e kundërta po ndodh në kahun tjetër. Nga vit në vit, produktet maqedonase po bëhen përherë e më të pranishme në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga rreth 141 mijë tonë mallra të importuara nga Maqedonia e Veriut në harkun e muajve janar-shtator 2017, sasia është rritur në gati 170 mijë tonë sivjet.

Kjo ka bërë që edhe bilanci tregtar mes dy vendeve të ngushtohet. Nga më shumë se 376 mijë tonë në favor të Shqipërisë, raporti mes eksporteve dhe importeve ka arritur në 9-mujorin e këtij viti në pak më shumë se 250 mijë tonë duke u rrudhur kështu me mbi 126 mijë tonë.

Për shkak edhe të pozicionit gjeografik e zhvillimit ekonomik të përafërt, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shesin e blejnë nga njëra-tjetra të njëjtat mallra. Në krye të piramidës së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve renditen mineralet e lëndët djegëse, duke u ndjekur nga materialet e nderimit, ushqimet e pijet, produktet kimike e plastike e ato nga druri.

Pavarësisht dhjetëra marrëveshjeve të firmosura në kuadër të Ballkanit të hapur apo drejtpërdrejtë mes qeverive të dy shteteve, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po humbin-njëra tjetrën, të paktën në një drejtim, atë të shkëmbimeve tregtare.

Pas

Open Balkan apo Procesi i Berlinit? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Para

Historia pas Rolex-it: si lindi “perandoria” e orës?

Para
Historia pas Rolex-it: si lindi “perandoria” e orës?

Historia pas Rolex-it: si lindi “perandoria” e orës?

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar